Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Extra AL PVC

Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe teknologji të laserit, tanke që besohet se do të ndryshojnë luftimet.

Gjatë ceremonisë në Paris më 26 prill, ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë, Sebastien Lecornu dhe Boris Pistorius, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, që parasheh ndarje 50-50 në prodhimin e tankeve të avancuara luftarake që quhen Sistemi Kryesor i Luftimeve Tokësore (MGCS).

Shtyrja përpara e këtij projekti ndodh në kohën kur Berlini dhe Parisi duan që të tregojnë unitet pas një sërë mosmarrëveshjes lidhur me mënyrën se si të mbështetet Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë.

Më 2017, Gjermania dhe Franca ishin pajtuar që të zhvillonin gjeneratën e re të tankeve luftuese si pasardhës të tankeve franceze, Leclerc, dhe atyre gjermane, Leopard, duke nisur nga viti 2040.

Por, planet për tanke u përballen me vonesa dhe me rivalitet mes kompanive franceze dhe gjermane, përderisa Berlini dhe Parisi kishin edhe prioritete të ndryshme.

Në mars, dy ministrat njoftuan në Berlin se ata kanë arritur të zhbllokojnë projektin që kishte ngecur, duke u pajtuar që të ndanin punën mes dy shteteve.

Nënshkrimi i sotëm është një arritje e madhe”, tha Pistorius për gazetarët.

Kjo nuk ka të bëjë me tanket e së ardhmes, por për të ardhmen e tankeve”, shtoi Lecornu.

Ky sistem tankesh do të ketë teknologjinë e fundit dhe mund të nxisë një epokë të re të luftimeve tokësore.

Tanket MGCS nuk janë vetëm autoblinda, por një sistem makinash që mund të manovrohen edhe me telekomandë. Po ashtu, tanket do të pajisen edhe me dronë, por do të përdorin edhe inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e laserëve.

Me shtetet e tjera që dëshirojnë të kenë teknologji të tillë dhe t’i bashkohen një projekti të tillë, Pistorius tha se projekti do të jetë i hapur për partnerët, por që shtetet tjera duhet të arrijnë marrëveshje kontraktuese me prodhuesit francezë dhe gjermanë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e cila është nderuar me çmimin "Rilindja" nga kompania ISP Boradcast për kontributin e saj në...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Don Xhoni është gjobitur me 400 euro, ndërsa...