Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...

Bjeshkët e gërryera nga industria e nxjerrjes së gurëve

“Këtij vendi i kemi thënë Lugu i Unazës”, kujton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjermanët të sigurtë se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimit në Veri

Extra AL PVC

Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktualë në katër komunat në veri, Qeveria thotë se plotësoi edhe kushtin e fundit të një marrëveshje katërpikëshe në Bratisllavë përmes së cilës do t’i hiqeshin masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Europian për shkak të tensioneve në veri. Procesi i votimit dështoi për shkak të bojkotit nga serbët lokalë, të cilët u nxitën nga Lista Srpska që të mos marrin pjesë. Tash Kosova kërkon heqjen e masave sepse e ka bërë pjesën e saj.

Bashkimi Europian pati thënë më herët në një përgjigje për Express se Kosova ka mundësuar hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në veri, por se serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues.

BE tha se për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së.

Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë përmes burimeve diplomatike ka raportuar Bashkimi Europian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale.

Shumica e vendeve anëtare duan që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, por janë disa vende, në mesin e tyre edhe tri vendet e QUINT-it (Gjermania, Franca dhe Italia) që duan heqjen graduale të masave ndaj Kosovës”, ka thënë ky burim i REL.

Gazeta Express ka pyetur ambasadën gjermane në Prishtinë nëse vendi i saj e përkrah heqjen e masave ndaj Kosovës dhe nëse kërkon që kjo të ndodhë në mënyrë graduale.

Për këtë të fundit nuk dhanë përgjigje, por përcolli deklaratën e ambasadorit Jorn Rohde, i cili tha se Gjermania e konsideron që Kosova e ka kryer detyrën e saj me organizimin e votimit më 21 prill.

“Kosova ka bërë pjesën e saj duke ofruar një proces që do ta ndryshojë atë situatë dhe Kosova nuk mund të fajësohet sepse pala tjetër e bojkotoi atë. Jam i sigurt se do të ketë vendime, shpresoj, në Bruksel, që do të shkojnë në këtë drejtim. Unë personalisht mendoj se duhet nisur procesi i heqjes së masave”, tha Rohde.

Bashkimi Euriopian pati thënë se vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veri për t’u tërhequr nga procesi dhe për të bërë thirrje për bojkot rezultoi në një sërë vështirësish, duke përfshirë krijimin e disa komisioneve të qendrave të votimit pa asnjë anëtar serb të Kosovës.

Po ashtu, vendimi i drejtorëve të shkollave me planprogram serb në veri të Kosovës për të mos lejuar përdorimin e shkollave si vendvotime, disa ditë para ditës së votimit, ka krijuar sfida serioze për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informacione të sakta për vendndodhjet e reja të vendvotimeve. BE-ja shpreh keqardhjen që serbët e Kosovës në veri të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin vërtet përfaqësues”.

BE tha se konsideron që rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës...

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në...

Mirlind Daku shënon sërish në humbjen e Rubin Kazanit

Rubin Kazan është mposhtur 3:1 në udhëtim nga Spartak...

Iran, rrëzohet helikopteri me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi

Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm bëri një ulje të detyruar dhe të...

Zeqiri flet pas shkarkimit: E habitshme që në komunikatë nuk janë përmendur arsyet e shkarkimit tim

Imer Zeqiri, ish-kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me shkarkimin e tij duke thënë se nga mediat e ka kuptuar...

VIDEO/ Përfundon takimi i Thaqit me prindërit në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek...