Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Armët bërthamore në Poloni, Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

Extra AL PVC

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse ofrimin e Polonisë për të mirëpritur armatime bërthamore në territorin e saj.

Presidenti Andrej Duda deklaroi një ditë më herët se ishin të gatshme t’i hapnin dyert një mundësie të tillë, nëse aleanca do të vendosë të përforcojë kahun e vet lindor. Për këtë vendim, ai citoi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, e cila siç tha po intensifikon militarizimin e Kaliningradit dhe ka dislokuar armë bërthamore në Bjellorusi. Agjencia shtetërore e lajmeve Sputnik deklaroi se NATO shtonte rrezikun e një konflikti bërthamor globale. Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov paralajmëroi më herët me veprime hakmarrëse.

“Ushtria do të analizojë situatën dhe nëse këto planet do të konkretizohen. Në çdo rast do të bëjmë gjithçka të nevojshme dhe do të marrim të gjitha hapat reciproke për të garantuar sigurinë tone”, tha Dmitry Peskov.

Në intervistën e tij një ditë më herët, presidenti polak Duda, bëri të ditur se ndarja e armatimeve nukleare kishte qenë në fokus të bisedimeve mes Polonisë dhe SHBA prej disa kohësh. Kryeministri Donald Tusk, i cili ndan pikëpamjet e Dudës sa i përket sigurisë kombëtare, tha më vonë për gazetarët se siguria dhe potenciali ushtarak i Polonisë janë prioritete të tij, por se duhet të diskutojë urgjentisht më presidentin, lidhur me sugjerimet e fundit. Tre shtete anëtare të NATO-s janë fuqi bërthamor; SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Sipas programit të shpërndarjes së armatimeve, SHBA ka stacionuar baza bërthamore në vende si Belgjika, Gjermania, Italia, Holanda dhe Turqia. /a2cnn/

spot_img

Të fundit

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhnësi...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat votoi për një...