spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

143-vjetori i Betejës së Shtimes dhe Slivovës (1881)

Extra AL PVC

143-vjetori i Betejës së Shtimes dhe Slivovës – Beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare së Prizrenit më 18 prill 1881 kundër ushtrive osmane. Afër 4.000 vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione të armatës së Dervish Pashës, me rreth 15.000 ushtarë e oficerë të pajisur me armatimin më të mirë të kohës.

Forcat osmane morën Shkupin në fund të marsit dhe marshuan drejt Ferizajt për të nënshtruar Fushë-Kosovën. Forcat shqiptare me M. Sokolin dhe A. Ibrën zunë vend afër Shtimes, ndërsa një pjesë tjetër pranë fshatit Slivovë.

Luftimet u zhvilluan prej 18 deri 20 Prill 1881. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e ushtrisë osmane dhe kundërsulmuan disa herë. Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut. Më 21 prill, shqiptarët, për shkak të epërsisë të armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan ndeshje në Dukël dhe Suharekë, për të penguar ushtrinë osmane të hynte në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës.

spot_img

Të fundit

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë,...

Banka del me sqarim: Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri

Mjetet e të gjithë klientëve të Bankës Kursimore të...

Kardiologu tregon se cili djathë është i mirë për shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është...

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj...

Banka del me sqarim: Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta pas aksionit policor në veri

Mjetet e të gjithë klientëve të Bankës Kursimore të Postës janë të sigurta dhe nuk do të dëmtohen pas aksionit policor të autoriteteve kosovare...

Kardiologu tregon se cili djathë është i mirë për shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të zemrës Dieta luan një rol të...