Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E “përbashkëta” e pushtetit dhe opozitës për investimet kapitale

Extra AL PVC

Në politikë thuhet se shpeshherë gjithçka është interpretim. Kushdo që arrin ta bind opinionin se e “vërteta” e tij është më pranueshme se e oponentëve të tij, atëherë ajo shndërrohet edhe në të “vërtetë publike”. Ai interpretim bëhet më i besueshëm dhe më i pranuar. Mirëpo, kur këto “lojëra gjuhësore” kalojnë në ekstrem, atëherë vendin e diskutimit racional, i cili është i domosdoshëm për formimin e vullnetit demokratik, e zënë propaganda dhe demagogjia.

Qëllimi është vetëm të sugjestionohet opinioni pavarësisht se sa kanë bazë në realitetin objektiv “aktet e të folurit”. Një logjikë e tillë ka filluar që të marr hov gjithnjë e më shumë sa më tepër që po afrohen zgjedhjet. Duke qenë në vitin e fundit të mandatit qeverisës pushteti ka nisur me të madhe që t’i trumbetojë sukseset e tij qeverisëse. Kurse partitë opozitare, këtë fushatë e kanë quajtur si përpjekje për ta mashtruar dhe manipuluar opinionin publik. Përplasje dhe polemika të tilla u vërejtën edhe sa i përket dallimeve lidhur me investimet kapitale.

 

Kjo betejë virtuale filloi kur ,ministri i Financave, Hekuran Murati në një status në rrjetin social ka shkruar se investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33 përqind, çfarë edhe paraqet shifrën më të lartë ndonjëherë në Kosovë. Ndër të tjera Murati ka deklaruar, se “kjo shënon një rimëkëmbje të theksuar të investimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak, e njëkohësisht edhe shifrën më të lartë të investimeve kapitale të realizuar ndonjëherë. Pas viteve të pandemisë 2020-2021, dhe vitit 2022 kur punëkryesit kishin probleme me koston e materialeve ndërtimore, duket se më në fund viti 2023 ka rikthyer investimet kapitale në binarët e duhur”. Për më shumë sipas tij mrekullia e vërtetë do kuptohet në fund të këtij viti. “Lajm akoma më i mirë është se trendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale, ka përfunduar Murati.

 

Për deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, e tërë kjo ekspoze, nuk është asgjë tjetër, pos një propagandë.  “Ministër propaganda, prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qenë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar Bajrami.

 

Në këtë linjë pak a shumë ishte edhe Arben Mustafa, nga Partia Demokratike e Kosovës. Për këtë zyrtar të partisë më të madhe opozitare pretendimi i Muratit “është manipulin i paskrupulltë” dhe “tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv”.

 

Mirëpo, përtej kësaj beteje politike të dhënat e Institutit GAP, tregojnë për një realitet tjetër. Kështu sa i përket shkallës së realizmit të investimeve kapitale në bazë të ndarjes fillestare të buxhetit, sipas të njëjtit institutit ato ndër vite ishin realizuar në këtë mënyrë; “2013 (86%), 2014 (76%),2015 (89%)2016 (98%), 2017(65%), 2018(77%), 2019(69%), 2020(57%),2021(68%), 2022(60%), 2023(68%)”. Kështu, përjashto vitin 2020 që edhe ishte vit pandemik, viti 2022 ishte viti me i dobët i realizimit të shpenzimeve kapitale. Ndërkohë, vitet 2017, 2010 dhe 2023, nuk ndryshojë shumë sa i përket kësaj teme.

 

Pra, kjo pasqyrë statistikore tregon se krahas dallimeve që partitë politike i kanë pasur ndërmjet vete sa i përket investimeve kapitale, po ashtu kanë pasur edhe të përbashkëta.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...