Kosova, Kurti e Krasniqi pajtohen se si të shkojnë në zgjedhje, Abdixhiku e Haradinaj duan dorëheqjen e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së,...

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në...

Bislimi takon kryediplomatin hungarez pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Extra AL PVC

Shërbimi sekret çek ka zbuluar një rrjet propagande të financuar nga Rusia. Qëllimi i aktiviteteve: dobësimi i Ukrainës.

Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek.

Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve “Zëri i Evropës” me qendër në Pragë ka qenë baza e aktiviteteve, prej nga ku ky rrjet përhap propagandën e tij.

Synimi ishte që Bashkimi Evropian të ndalonte së ofruari ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

E përditshmja çeke “Denik N” njoftoi se portali kishte publikuar deklarata politikanësh nga vende të ndryshme të Evropës, që i bënin thirrje BE-së të ndalonte ndihmën ndaj Ukrainës.

Politikanët evropianë që bashkëpunonin me portalin paguheshin me para nga Rusia.

Në disa raste thuhet se Rusia ka paguar madje edhe për fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet evropiane në qershor.

Para në dorë dhe kriptomonedha

Sipas hulumtimeve të revistës gjermane “Der Spiegel” paratë u janë dorëzuar politikanëve në dorë gjatë takimeve personale në Pragë ose u janë paguar në kriptovaluta.

Sipas “Der Spiegel” bëhet fjalë për disa qindra-mijëra euro.

Pagesa kanë marrë politikanë nga Gjermania, Belgjika, Franca, Hungaria, Holanda dhe Polonia, shkruan “Der Spiegel” duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme Çeke.

Sipas të përditshmes çeke “Denik N” e përfshirë ka qenë edhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet e ardhshme evropiane, Maximilian Krah, ka dhënë disa intervista për portalin “Zëri i Europës”.

I pyetur nga mediat pas publikimit të akuzave Krah e konfirmoi se ka dhënë intervista, por tha se nuk kishte marrë para për to.

Edhe një politikan tjetër i lartë i AfD-së, Petr Bystrom, tha se ka dhënë një intervistë për “Zërin e Europës” por e mohon se është paguar për të.

Kryeministri çek Petr Fiala tha se pas faqes “Zëri i Evropës” qëndron oligarku prorus me origjinë ukrainase, Viktor Medvedcuk.

Ai u akuzua në Ukrainë për tradhti, por shkoi në Rusi në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve.

Medvedcuk konsiderohet si njeri i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin. /DW/

spot_img

Të fundit

Kosova, Kurti e Krasniqi pajtohen se si të shkojnë në zgjedhje, Abdixhiku e Haradinaj duan dorëheqjen e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së,...

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në...

Bislimi takon kryediplomatin hungarez pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka...

Ju prezantojmë me shtëpinë luksoze e cila pretendohet se është e Loredanës, kushton mbi 3 milionë euro

Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje nga shtëpia e...

Kosova, Kurti e Krasniqi pajtohen se si të shkojnë në zgjedhje, Abdixhiku e Haradinaj duan dorëheqjen e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duan zgjedhje, por për këtë kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë. Ligji përcakton edhe dy...

Aktakuzë në mungesë kundër tre personave për krime lufte

Prokuroria Speciale, ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb, me...

Bislimi takon kryediplomatin hungarez pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave në KiE

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar në Budapest kreun e diplomacisë hungareze, Peter Szijjarto.Bislimi ka thënë se në këtë takim...