AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën...

Koci për takimin Kurti-Krasniqi: Do të ishte e rrugës që të thirrej nga presidentja Vjosa Osmani

Politologu Melazim Koci në një prononcim për Ekonomia Online...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A mund të ftohemi nëse dalim me flokë të lagur?

Extra AL PVC

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar shprehjen e famshme: Mos dilni jashtë në të ftohtë me flokë të lagur pasi do të ftoheni.

Kjo kryesisht rrjedh nga frika se ftohja e tepërt mund të na sëmurë, shkruan The Washington Post.

Nuk ka shumë të vërteta për këtë, por mund të mos jetë edhe plotësisht e rreme.

Ftohja e zakonshme, gripi dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19, shkaktohen nga viruset. Disa infeksione të sinuseve shkaktohen nga bakteret. Këto mikrobe zakonisht përhapen nga pikat e frymëmarrjes dhe nga grimcat e njerëzve që janë të sëmurë dhe mund t’i marrim duke prekur sipërfaqet e kontaminuara dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.

Nuk mund të ftohesh vetëm duke dalë në të ftohtë”, tha Sean O’Leary, kryetar i Komitetit për Sëmundjet Infektive për Akademinë Amerikane të Pediatrisë.

Megjithatë, moti i dimrit mund të krijojë një mjedis më të këndshëm për mikrobet – si jashtë ashtu edhe brenda trupit tonë. Disa kërkime kanë sugjeruar se temperaturat e ftohta mund të ndihmojnë virusin e gripit të mbijetojë më mirë.

Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë gjithashtu në sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm kur ekspozohemi ndaj mikrobeve.

Pra, nëse i përgjigjemi pyetjes apo shqetësimit paraprak, nuk mund të sëmuremi thjesht duke dalë jashtë në të ftohtë me flokë të lagur; kjo mund të ndodhë nëse kemi kontakt me një virus të ftohjes ose gripit.

Temperaturat e ftohta, megjithatë, mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj një infeksioni kur jeni të ekspozuar ndaj mikrobeve të caktuara. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën...

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Partitë opozitare LDK dhe AAK refuzuan ftesën e kryeministrit...

Koci për takimin Kurti-Krasniqi: Do të ishte e rrugës që të thirrej nga presidentja Vjosa Osmani

Politologu Melazim Koci në një prononcim për Ekonomia Online...

Kush është gruaja që mund të jetë “numri 2” i SHBA-së?

Ish-kandidatja republikane presidenciale Nikki Haley është duke u konsideruar...

AAK tregon arsyet e refuzimit të takimit me Kurtin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti. Si arsye për këtë ata thanë se tema e...

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Partitë opozitare LDK dhe AAK refuzuan ftesën e kryeministrit Albin Kurti për tu takuar sot dhe për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative...

Koci për takimin Kurti-Krasniqi: Do të ishte e rrugës që të thirrej nga presidentja Vjosa Osmani

Politologu Melazim Koci në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se do të ishte e rrugës që takimin me krerët e partive politike,...