Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si ndikojnë kolegët tuaj ta lini punën?

Extra AL PVC

Nuk është vetëm shefi juaj i cili ju zemëron. Faktorë të ndryshëm mund të bëjnë kolegët të padurueshëm.

Për shkak se ne kalojmë shumicën e kohës tonë në punë, ka kuptim që të krijojmë miqësi me kolegët tanë. Përderisa këto marrëdhënie mund të ju bëjnë që mezi të prisni të shkoni në punë çdo ditë, shokët ende kanë mospajtime. Dhe brenda një zyre të ngushtë, dramat ndërpersonale mund të kenë ndikim të madh, dhe t’i bëjnë njerëzit të lënë punën.

Një studim i ri nga faqja e karrierës “Comparably” anketoi më shumë se 36,000 punonjës në kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha publike dhe private për marrëdhëniet e tyre në punë. Studiuesit zbuluan një statistikë të habitshme që një në tre punonjësit e anketuar thanë se një koleg i tyre i bënte ata të dëshironin të linin punën.

43 % e grave dhe 32 % e meshkujve thanë se dëshironin të linin punën për shkak të një kolegu. Punonjësit me moshë 36-40 raportuan se janë më të frustruar me kolegët e tyre se sa kolegët e tyre më të vjetër dhe më të rinj, me 40 %, duke raportuar se ata punojnë me një koleg i cili i bën ata të lënë punën.

Gjithashtu, sa më shumë përvojë që keni, aq më shumë gjasa keni të dëshironi të lini punën. Sipas të dhënave, punonjësit të cilët kanë punuar për më shumë se 10 vite në të njëjtën kompani kishin përqindjet më të larta të atyre të cilët dëshironin të largoheshin. Përveç kësaj, 37 % raportuan se ata punojnë me dikë i cili i bën të dëshirojnë të lënë punën.

Departamentet të cilat kishin sasinë më të vogël të njerëzve të cilët dëshironin të largoheshin për shkak të një kolegu ishin komunikimet (14 %), shërbimi i konsumatorëve (27 %) dhe burimet njerëzore (27 %). Në anën tjetër, punonjësit të cilët punonin në zhvillim biznesi dhe departamente të dizajnit kishin përqindjet më të larta të atyre të cilët dëshironin të largoheshin për shkak të një kolegu, 46 % dhe 45 %, përkatësisht. Kjo tregon se ndryshimet në vizion, qoftë diçka kreative apo përfituese, mund të dërgojë në konflikt madhor.

Prapavitë arsimore të punonjësve gjithashtu luanin rol. Kryesisht, sa më shumë kohë që keni kaluar në shkollë, aq më të irrituar keni gjasa të jeni me kolegët tuaj. Punonjësit të cilët kanë diplomë doktorature kishin më së shumti gjasa të thoshin se një koleg i ka mërzitur mjaftueshëm për të lënë punën, 47 % për të qenë të saktë. Ndërkohë, vetëm 26 % e punonjësve me diplomë të shkollës së mesme thanë se punonin me dikë i cili i bënte të dëshironin të linin punën.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...