Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si po ndryshon retorika amerikane për Kosovën?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Sulmi i grupeve paramilitare serbe me 24 shtator u vlerësua si një moment fatal për Serbinë. Po ashtu, në Kosovë ai filloi të shihej si një rast për ta përmirësuar pozicionin shtetëror pas disa qortimeve ndërkombëtare që kishte marrë vendi ynë për gjatë gati një viti.

Jo shumë kohë para kësaj ngjarje, Prishtina ishte kritikuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si përgjegjëse që po i përshkallëzon tensionet në veri dhe se këto veprime “do të kenë pasoja në marrëdhëniet dyplaëshe të SHBA-së me Kosovën.

Ndërkohë, për shkak të kësaj qasje Kosova u vendos nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian. Kurse pas takimit të 14 shtatorit me Albin Kurti, përfundoi si i akuzuar nga shefi i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, Joesp Borrel si përgjegjës për dështimin e dialogut dhe u shpreh me tone pozitive për rolin e presidentit të Serbisë.

Në këtë kontekst ky sulm ndryshoi shumëçka. Bashkësia ndërkombëtare e dënoi me tone më të ashpra. Ambasadorët e shteteve perëndimore, sikur se ai SHBA-ve dhe Gjermanisë pohuan se shihet qartë se ky atak nuk ishte spontan por i mirë-organizuar dhe mirë-planifikuar. Kërkuan nga Serbia ndëshkimin e personave përgjegjës, por nuk harruan të shtojnë se rruga e vetme që e kanë në dispozicion të dy vendet për shtensionim të situatës mbetet rikthimi në tavolinën e dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian me qëllim zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe planin e zbatimit në arritur ne Ohër.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, duke filluar nga presidentja Vjosa Osami, kryemsitri Albin Kurti, e deri te kryeparlamentari Glauk Konjufca, deklaronin njëzëri, se vazhdimi i dialogut ndërmjet dy vendeve nuk ka kuptim dhe nuk mund të ndodhë, pa ndëshkimin ndërkombëtar të Serbisë.

Mirëpo, pesha publike e kësaj ngjarje dhe ndikimi i saj ndërkombëtar filloi të zbehet, nga vendimi i befasishëm për ta zbatuar rregulloren e BQK-së, për ndalimin e dinarit serb në territorin e Kosovës nga data 1 shkurt. Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti u shprehen të zhgënjyer nga ky veprim, sipas tyre i njëanshëm i pushtetit në Kosovë.

Një sërë zyrtarësh, duke filluar nga Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, si dhe Ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brein e deri te i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, kërkonin shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi dhe deklaronin se në këtë mënyrë qeveria e Kosovës është e duke e dëmtuar cilësinë e partneritet ndërmjet dy shteteve. Madje për shumëkënd ky vendim ndikoi në barazimin e sulmit në veri të 24 shtatorit me temën e dinarit. Kurse sipas profesorit të Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, David Kanin, Albin Kurti, me veprimet e tij po ndikon “që të gjithë të harrojnë për Banjskën”.

Mirëpo, një nga deklaratat më shqetësuese të bëra deri më tani në drejtim të Kosovës, padyshim se mbetet pohimi i fundit i Gabriell Escobarit, dhënë për Evropën e Lirë, se kriza aktuale për shkak të këtij vendimi të BQK-së duhet të adresohet në mënyrë sa më urgjente para se ajo të “bëhet një çështje humanitare”.

Konstatime të tilla janë alarmuese, sidomos kurë marrim parasysh faktin, se njëri nga motivet dhe arsyetimet kryesore që SHBA e kishte përdorur  për t’i dalur në ndihmë popullit të Kosovë, ishte argumenti humanitar. Dhe sot 25 vjet pas intervenimit të NATO-së, Kosova, në sytë e Uashingtonit e gjen vetën si një palë që me veprimet e saj, krahas shtimit të tensioneve, po ashtu, po shndërrohet në burim të “krizës” humanitare.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...