Kryetari I Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kujtuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, rëndësin historike të epopesë së Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, e cila lidhet me datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Sipas Molliqaj, muaji mars është i gdhendur në atë formë që tejkalon përvojën dhe gjeneratat.
‘’Është përpjekja që u sublimua në përjetësi. 26 vjet që nga kur liria jonë e zgjodhi kthesën historike drejt rrugës pakthim deri në përjetësimin e saj’’, shkroi ai.
Mirëpo kryetari I PSD-së, nuk kalon pa e kritikuar heshtjen cinike të pushtetit në raport me tentimin për ta ndryshuar historinë e luftës se lavdishme të UQK-së, nëpërmjet Gjykatës se Hagës.
Ndërkohë Molliqaj seancën e sotme solemne në nderim të Epopesë së UQK-së, e ka quajtur një maskim për indifirencën e saj në raport me procesin që po zhvillohet në Hagë, posaqërisht urrejtjen ndaj krerëve të UÇK-së.
Postimi i plotë i Dardan Molliqaj