Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çfarë lloji i ri i dialogut po kërkohet për Kosovën dhe Serbinë?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Dështimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Brukseli, ka ndikuar në shtimin gjithnjë e më shumë të zërave se qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij procesi duhet të ndryshojë urgjentisht për shkak të mungesës së rezultateve konkrete.

Prishtina dhe Beogradi janë përfshirë në këtë proces për më shumë se një dekadë. Kanë nënshkruar disa marrëveshje, sikur se Marrëveshja e parë për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, e cila edhe ishte ratifikuar me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu janë pajtuar për parimet e themelimit të Asociacionit në vitin 2015, mirëpo disa nga nenet e kësaj të fundit ishin shpallur si anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, së fundi është arritur dakordimi për Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe planin e zbatimit të saj në Ohër, në vitin 2021, ndonëse këto dy të fundit nuk janë nënshkruar ende deri më tani. Mirëpo ky fakt, nuk e ka penguar si Bashkimin Evropian ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i konsiderojnë se obligative për të dyja vendet këto marrëveshje.

Kurse edhe përkundër këtij “pajtimi” të shumëfishtë gjërat pak kanë ndryshuar në teren. Veçanërisht pas “normalizimit” të fundit tensionet kanë arritur pikën kritike. Vlen të ceken sulmet e dhunshme të qytetarëve serbë mbi forcat e rendit si dhe mbi pjesëtarët të Misionit paqeruajtës të NATO-s, pas marrjes së pushtetit nga kryetarët shqiptarë në komunat veriore të banuar me shumicë serbe, si dhe sulmi i organizuar terrorist nga grupet paramilitare serbe me 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici hero Afrim Bunjaku.

Dëshmi këto që tregojnë se kahja e procesit ka shkuar në drejtim të kundërt më qëllimet e dialogut, siç janë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe agjenda integruese evropiane. Prandaj, se strategjia që ka ndjekur deri më tani Bashkësia Ndërkombëtare në procesin e negociatave në Bruksel nuk ka arritur të prodhojë normalizimin e synuar.

Në këtë kontekst, Lordi David Cameron, pas vizitës në Prishtinë në fillim të këtij viti, para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Britanik, kishte deklaruar se “strategjia e tanishme e komunitetit trans-atlantik për Kosovën, është e dizajnuar para sulmit agresiv të Rusisë mbi shtetin e Ukrainës.

Prandaj, “ne tani duhet të mendojmë shumë lidhur me atë se çfarë ka ndryshuar, sepse sigurisht Rusia dëshiron të bëjë më shumë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, të bëjë më shumë përmes bashkëpunëtorëve të saj, përfshirë Serbinë, t’i bëjë këto shtete, përfshirë Moldavinë më pak të sigurta. Prandaj, ne duhet të punojmë për të gjetur mënyra se si ta luftojmë këtë. Mendoj se politika jonë është e ashpër dhe realiste”.

Shqetësime për rrjedhën e deritanishme të dialogut ka shfaqur para pak dite edhe Parlamenti Evropian.

Sipas mediumit Evropa e Lirë, Parlamenti Evropian (PE) me anë të një rezolute që e ka miratuar të enjten i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim. “Ftojmë BE-në që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme” thuhet ndër të tjera në tekstin e kësaj rezolute.

Ndërkohë, nën peshën e kësaj bllokade, luftës në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, si dhe   tensioneve gjithnjë e më të shtuara në ngushticën e Tajavanit, duket sikur ka filluar të humbet edhe durimi i Bashkësisë Ndërkombëtare me këtë stërzgjatje të procesit dhe rrezikut që ai e paraqet si një vatër e nxehtë gjeopolitike.

Kështu, ka kohë që janë shtuar zërat për mundësinë e organizimit të një Konference të re Ndërkombëtare sipas modelit që Grupi i Kontaktit  e kishte organizuar në rastin e Rambujes.

Ndonëse, Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka pohuar të nënkuptohet se tash për tash në vend të një konference ndërkombëtare  për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të dy shtetet duhet të fokusohen për zbatimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe Ohër.  Duke nënkuptuar se SHBA-të ende nuk e mbështesin një nismë të tillë, por as nuk e përjashtojnë.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...