Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rreth 4000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur në Maqedoninë e Veriut

Extra AL PVC

Në Maqedoninë e Veriut në nivel vjetor rreth 4000 vdekje janë pasojë e ajrit të ndotur, thonë nga Qendra për Analiza dhe Hulumtime Juridike. Në mesin e qyteteve me ndotje alarmante, kryesojnë Shkupi, Tetova dhe Manastiri.

Sipas hulumtimit të kësaj qendre në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer, Maqedonia e Veriut nuk ka plan kombëtar për ajër të pastër që nga viti 2018.

“Qyteti i Shkupit dhe komunat e tjera janë ndër më të ndoturit në Evropë. Konkretisht Shkupi është ndër 10 më të ndoturit në disa vitet e fundit. Dhe duke marrë parasysh faktin që në nivel vjetor në shtetin tonë ka rreth 4000 persona që vdesin prej ndotjes. Shtrohet pyetja cila është mënyra dhe mundësitë për uljen e këtyre problemeve. Analiza tregoi se lidhja e përgjithshme është te Qeveria, gjithsesi në një pjesë të organeve drejtuese”, tha Nikolla Jovanovski, Qendra për Analiza dhe Hulumtime Juridike.

Daniel Braun nga fondacioni Konrad Adenauer, tha se duhet të ndryshojë mënyra e ngrohjes gjatë sezonit dimëror me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Duhet të marrim parasysh mënyrën e ngrohjes. Sepse përdoret qymyri, që shkakton gazra të dëmshme në ajër. Mund t’ju theksoj se Maqedonia e Veriut ka 270 ditë me diell në vit, që nënkupton se ndoshta mund të vendosen panele diellore mbi shtëpi. Poashtu është e nevojshme të përdoren makina elektrike, si autobusë elektrik në transportin publik. E di se e gjithë kjo kërkon fonde, por nëse i marrim parasysh të gjitha pasojat ndaj shëndetit, organeve të frymëmarrjes dhe sëmundjet e lëkurës është e domosdoshme të gjendet zgjidhje”, deklaroi Daniel Braun, Fondacioni Konrad Adenauer.

Hulumtimi vë në dukje nevojën e miratimit urgjent të një plani të ri kombëtar për ajër të pastër, si dhe domosdoshmërinë për më shumë aktivitete për përmirësimin e cilësisë së ajrit. /Alsat/

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...