Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bënin gara shpejtësie, dy shoferë marrin gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim të ngasjes

Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përse pranoi ta merrte Hygerta përsipër fajin? Zbulohen detajet e vrasjes në Durrës

Extra AL PVC

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja horror në Shënvlash të Durrësit të 49-vjeçarit Pëllumb Meta.

Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina.

Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep. E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbeshtjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vellzërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat. Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa.

Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia. Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

spot_img

Të fundit

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të...

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer në skenë me këngën e re “Chase It”. Kënga është shumë ritmike dhe fiks për verën...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, ndërsa personi i akuzuar për përpjekjen për ta vrarë atë bëri...

Frederik Ndoci në podcastin “Flasim”: Ju heq kapelën për punën e bërë! Kryeministri Rama: Po e ekzagjeron…

Artisti Frederik Ndoci ishte i ftuari i radhës i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Këngëtari e nisi intervistën duke treguar arsyen se pse la...