Një tërmet i fuqishëm ka goditur Sarajevën mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20.
Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter, shkruajnë mediat lokale, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda.
“Dridhje e shkurtër por e fortë”, “Dy goditje të shkurtra, më pak se katër sekonda”, “E shkurtër por e qartë”, “Vërtet u drodh Sarajeva”, kanë shkruar disa prej tyre në mediat sociale.