“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka...

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Bujqësisë kthen pronën 4 mln eurosh, Peci: Në vitin 2021 i ishte dhënë një serbi

Extra AL PVC

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media ka njoftuar se e kanë kthyer një pronë në vlerë prej 4 milionë euro, e cila i ishte dhënë një serbi.

Peci ka deklaruar se një sipërfaqe prej një hektar e 34 ari, me vlerë rreth 4 milionë euro, pronë e Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2021 i ishte bartur pronarit Jovica Deniq, dhe se tashmë kanë arritur t’ia rikthejnë Ministrisë së Bujqësisë.

Peci tha se ky rast është “një ndër rastet më bizare që ka ndodhur karshi tentimit për tjetërsimin dhe abuzimin flagrant me pronat shtetërore”.

“Mënyra e tjetërsimit të kësaj pronë, për mua si ministër por po besoj edhe për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që e duan këtë vend, paraqet një krim. Në dhjetor të vitit 2020 ishte obliguar drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës që të bëjë ekzekutimin e aktgjykimit të shtatorit të vitit 1996 , ku parcela në të cilën ndodhemi sot i është bartur në pronësi Jovica Deniqi”.

“Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës në maj të vitit 2019 si dhe në gusht të vitit 2020kishte refuzuar fillimisht kërkesën e Jovices për shkak të konstatimit të zbrazësisë ligjore; njëftueshmërisë ligjore për ta bartur pronën në pronë të Deniçit”.

“Mirëpo në janar të vitit 2021, e njëjta drejtori nxjerr aktvendimin me të cilin është ekzekutuar në regjistrat kadastral aktvendimi i datës 11.12.2021. Kurse më 21.06.2021 Drejtoria e Kadastrit të komunës së Prishtinës, bazuar në shkresën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, të datës 17.05.2021 ka nxjerrë aktvendimin me të cilin është plotësuar aktvendimi i nxjerrë nga Drejtoria e KATAS-it me datë 19.01.2021 me të cilën Jovica Deniq është bërë pronar i kësaj ngastre kadastrale në të cilën ndodhte”, thotë ai.

Ministri tha se është dashur shumë angazhim që prona e cila i ishe bartur Jovica Deniq t’i kthehet Ministrisë së Bujqësisë.

“Na është dashur shumë angazhim dhe sensibilizim publik, kërkesa ndaj institucioneve të rendit drejtësisë dhe institucioneve të lartcekura, sikurse është Agjencia Kadastro Kadastrale e Kosovës dhe Drejtorisë përkatësisht Komunës së Prishtinës e cila ka refuzuar në vazhdimësi dhënien e historiatit të për mënyrën e bartjes së pronës nga prona e Ministrisë së Bujqësisë, tek Jovica. Si rezultat i këmbngulësisë sonë, akterët e lartëcekur që kanë marrë vendime skandaloze dhe kriminale me vite në përvetësimin e pronës shtetërore tek individë e konkretisht të kësaj ngastre në vlerë rreth katër milionë euro prona përfundimisht është kthyer titullarit Ministrisë së Bujqësisë para gjashtë ditësh”, tha ai.

Peci ftoi Prokurorinë e Shtetit që të angazhohet që të hetojë të gjitha mënyrat dhe procedurat e bartjes së pronës nga Ministria e Bujqësisë, te grupe apo individë.

 

spot_img

Të fundit

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena...

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe të botuar në Journal of Environmental Psychology, studiuesit kanë...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës. Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin...