Ish-zëdhënësi i UÇK-së, historiani dhe politikani, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.
Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, e cila përmes një postimi në facebook ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.
Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte.
Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.