Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Për TV Arbëria flasin ekonomistë e deputetë, a duhet të ‘dorëzohet’ Kosova për dinarin?

Extra AL PVC

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pas 1 shkurtit të largohet dinari serb nga përdorimi

Ky vendim është duke u shoqëruar me dallime në mes të Kosovës dhe Komunitetit Ndërkombëtar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në vendbanimet me shumicë serbe.

Safet Gërxhaliu, njohësi i ekonomisë tha se ky vendim është i qëlluar por rrethanat janë shqetësuese dhe po e dëmtojnë Kosovën më tepër.

“Kur bëhet fjalë mes raporteve serbo-shqiptare, mes  Kosovës dhe Serbisë asgjë nuk është ekonomike sepse çdo gjë merr ngjyrën dhe konotacion politik, në këtë drejtim besoj që vendimi i Kosovës është i qëlluar është i duhur, mirëpo rrethanat janë shqetësuese dhe definitivisht po e dëmtojnë Kosovën më tepër, po ndodh një vendim i tillë në kohën kur jemi në procesin e dialogut që për disa thuhet është në fazën finale, për disa është i pashpresë”.

Ndërkaq deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci tha se çështja e largimit të dinarit nga Republika e Kosovës do të shkojë deri në fund pasi valuta e vetme legale në Republikën e Kosovës është euro.

“Dinari duhet të largohet sepse është ilegalisht në Republikën e Kosovës, ne e dimë që valuta e vetme legale në Republikën e Kosovës është euro dhe kjo punë do të shkoj deri në fund. Qeveria e Kosovës nuk do të lëshojë pe në asnjë moment aty ku shkelet kushtetua dhe ligjet e Republikës së Kosovës, andaj edhe dinari duhet të jetë i larguar nga përdorimi pa marrë parasysh në cilat komuna janë”.

Ndryshe, kërkesë për shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së për operacionet me para të gatshme më herët kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara, por edhe shtetet e tjera të QUINT-it – Italia, Gjermania, Franca dhe Britania. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i...

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj...

Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës në Karate, në kategorinë deri në 60 kilogramë. Rreth këtij suksesi ka shkruar kryetari i...

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi. Atmosfera në...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani,...