Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A po ndahen rrugët ndërmjet Amerikës dhe Izraelit?

Extra AL PVC

Sulmi i grupit militant të Hamasit kundër Izraelit me 7 tetor, ku la të vrarë më shumë se 1200 persona, u shoqërua me një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për këtë shtet.

Në krye të kësaj mbështetje pa dyshim ishin ShBA-të. Në shenjë solidariteti me popullin viktimë të Izraelit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës së mëhershme në Tel Aviv, kishte deklaruar se përderisa të ekzistojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli nuk do të mbrohet kurrë i vetëm. Po ashtu, pa shkuar shumë kohë edhe Presidenti Joe Biden, e vizitoi Tel Avivin si për të shprehur solidaritetin me politikën mbrojtëse të këtij shteti, ashtu edhe për të ndikuar që konflikti me Hamasin të mos përshkallëzohet në luftë rajonale me përmasa të paparashikueshme. Thuajse të gjithë liderët e shteteve perëndimore pa përjashtim nuk e kontestonin të drejtën mbrojtëse të shtetit të Izraelit.

Mirëpo, gjërat filluan të ndryshojnë në ndërkohë. Numri i madh i viktimave palestineze në Rripin e Gazës dhe qëllimet jo të qarta të ekspeditës tokësore në këtë zonë, kanë ndikuar në thellimin e dallimeve ndërmjet këtyre dy shteteve. Paraprakisht, ishte Presidenti i Francës Emmanuel Macron, që u shpreh shumë kritik ndaj pasojave të paparashikuara të pushtimit të Gazës. Në një intervistë për BBC ai kishte pohuar se “shteti i Izraelit duhet të ndalojë së vrari foshnja e gra në Gaza, sepse akte të tilla nuk mund të arsyetohen”. Sipas ministrit të shëndetësisë në Gaza deri më tani janë vrarë 18.412 civilë palestinezë.

Ky përkeqësim i situatës ka kohë që ka alarmuar zyrtarët e ShBA- së. Natyrisht, deri më tani në aspektin diplomatik dhe politik Amerika ka qëndruar në krah të shtetit të Izraelit. Uashingtoni e kishte përdorur veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vendeve të tjera për imponimin e një armëpushimi humanitar në Gaza. Sekretari Blinken gjatë një vizite tjetër në rajon kishte deklaruar se një armëpushim i tillë mund të shfrytëzohet nga Hamasi për rigrupim të forcave. Por, kjo nuk i ka ndaluar zyrtarët e kësaj administrate që gjithnjë e më hapur të shprehin kritikat e tyre ndaj sjelljeve të Izrealit. Kurse kohë më parë, siç raportonte CNN, kjo administratë kishte pranuar kumte jo të mira nga diplomatët e shtetit në botën arabe se mbështetja e fuqishme amerikane për fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza ishte duke ndikuar në humbjen e mbështetjes së publikut në atë rajon për gjenerata të tëra.

Ndërkohë, shqetësimet  janë shtuar edhe më shumë kohën e fundit, ku sipas një raporti të agjencive inteligjente amerikane përafërsisht gjysma e municionit që kanë përdoruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Gaza, ka qenë i keq drejtuar. Pra ky raport, thekson se 40 deri në 45% e sasisë së bombave të hedhura nga ajri kanë goditur pozicione jo të duhura. Kurse 50% kanë qenë të sakta. Dhe sipas këtij vlerësimi pikërisht ky fakt ka ndikuar në shtimin e numrit të civilëve, shkruan CNN.

Në mes të kësaj atmosfere të e tensionuar, para pak dite Presidenti Joe Biden e paralajmëroi Kryeministrin Benjamin Natanyahu se në këtë mënyrë Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale. Madje ai kërkoi nga Kryeministri ta ndryshojë kabinetin qeveritar. “Qeveria në Izraeli po i bën gjërat shumë të vështira, ngase Izraeli nuk mund t’i thotë jo themelimit të një shteti palestinez, të cilin e kundërshtojnë politikanët izraelitë të ekstremit të djathtë” pohoi Presidenti Biden.

Ndërkohë, përkundër këtyre mosmarrëveshjeve i pari i qeverisë së shtetit izraelit Benjamin Netanyahu, ka pohuar se “ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës, megjithëse përballet me trysni ndërkombëtare për armëpushim”. Qëndrim ky, që i ka bërë gjithnjë e më të paqarta raportet ndërmjet dy shteteve më aleate në botë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihen të veshur si...