Në sheshin e Prishtinës aktualisht po mbahet manifestimi madhështor në nder të përvjetorit të ditëlindjes së kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Manifestim ky i organizuar nga “Korporata Kryeziu’ dhe Organizata Shqiptaria, në të cilin me ftesë të këtyre të fundit në Prishtinë ka ardhur edhe stërnipi i Skënderbeut, Loris Kastrioti.
Kastrioti po përshëndetet nga qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet të cilët kanë ardhur të festojnë përvjetorin e ditëlindjes së kryeheroit në shesh.
Sipas njoftimit, do të organizohet simpozium shkencor, ekspozitë arti, aktivitete për fëmijë, debate intelektuale dhe koncert festiv.
Agjenda e manifestimit do të jetë, prej orës 11:00 simpoziumi shkencor me temë: Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit, që do të mbahet në Institutin Albanologjik. Pjesëmarrës do të jenë historianë dhe studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora
Ndërsa, prej orës 12:00, do të bëhet parakalimi i Grupeve Artistike dhe Shoqatave Kulturore. Itinerari do të jerë nga sheshi Garibaldi në drejtim të Sheshit “Nëna Tereza”
Nga ora 12:00 do të hapet Ekspozita e Artit Pamor në Sheshin “Nëna Tereza”, me tematika: Vepra të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia e Skënderbeut. Ndërsa, prej orës 13:00 – 15:00 do të ketë aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në sheshin “Skënderbeu”. Programi me interpretim solemn, lojëra dhe performanca për të vegjlit, në frymën e trashëgimisë heroike
Në orën 14:00 do të ketë debat filozofik me temë: Gjergj Kastrioti në mendimin bashkëkohor në Fakultetin Filologjik, ku pjesëmarrës do të jenë profesorë dhe studiues të shkencave humane
Kurse, nga ora 15:00 – 16:25 do të ketë aktivitetet e Qendrës Kulturore për Fëmijë – Komuna e Prishtinës, skena dytësore, Sheshi “Skënderbeu”
Në kudër të manifestimit të kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga ora 16:30 bëhet hapja zyrtare e koncertit festiv në në sheshin “Skënderbeu”.
Nga ora 17:00 – 20:00 do të mbahet koncerti Festiv, performues do të jenë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Ndërsa, nga ora 20:00 – 00:00 mbahet program me artistë të rinj dhe grupe alternative shqiptare.“Ndërlidhja e trashëgimisë kombëtare me energjinë krijuese të brezit të ri 6 Maji është ditë historie, krenarie dhe bashkimi kombëtar. Gjergj Kastrioti është drita që vazhdon të na udhëheqë”, thuhet në njoftimin e Organizatës “Shqiptaria”.