Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > 620 vjet Skënderbeu, shqiptarët bashkohen sot në Prishtinë në nderim të heroit kombëtar

620 vjet Skënderbeu, shqiptarët bashkohen sot në Prishtinë në nderim të heroit kombëtar

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, në Prishtinë,  sot më 6 maj gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete.

Qëndrim Kryeziu nga Korporata Kryeziu, bashkërisht me organizatën “Shqiptaria”, kanë organizuar manifestim madhështor në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Kryeziu bëri thirrje për pjesëmarrje në manifestimin e 6 majit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Bëj thirrje më 6 maj çdo njërit që ndjehet shqiptar të vijë dhe të festojë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, sepse ka për çka të festojë

Sipas njoftimit, do të organizohet simpozium shkencor, ekspozitë arti, aktivitete për fëmijë, debate intelektuale dhe koncert festiv.

Agjenda e manifestimit do të jetë, prej orës 11:00 simpoziumi shkencor me temë: Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit, që do të mbahet në Institutin Albanologjik. Pjesëmarrës do të jenë historianë dhe studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora

Ndërsa, prej orës 12:00, do të bëhet parakalimi i Grupeve Artistike dhe Shoqatave Kulturore. Itinerari do të jerë nga sheshi Garibaldi në drejtim të Sheshit “Nëna Tereza”

Nga ora 12:00 do të hapet Ekspozita e Artit Pamor në Sheshin “Nëna Tereza”, me tematika: Vepra të frymëzuara nga figura dhe trashëgimia e Skënderbeut.  Ndërsa, prej orës 13:00 – 15:00 do të ketë aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në sheshin “Skënderbeu”. Programi me interpretim solemn, lojëra dhe performanca për të vegjlit, në frymën e trashëgimisë heroike

Në orën 14:00 do të ketë debat filozofik me temë: Gjergj Kastrioti në mendimin bashkëkohor në Fakultetin Filologjik, ku pjesëmarrës do të jenë profesorë dhe studiues të shkencave humane

Kurse, nga ora 15:00 – 16:25 do të ketë aktivitetet e Qendrës Kulturore për Fëmijë – Komuna e Prishtinës, skena dytësore, Sheshi “Skënderbeu”

Në kudër të manifestimit të kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga ora 16:30 bëhet hapja zyrtare e koncertit festiv në në sheshin “Skënderbeu”.

Nga ora 17:00 – 20:00 do të mbahet koncerti Festiv, performues do të jenë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Ndërsa, nga ora 20:00 – 00:00 mbahet program me artistë të rinj dhe grupe alternative shqiptare.“Ndërlidhja e trashëgimisë kombëtare me energjinë krijuese të brezit të ri 6 Maji është ditë historie, krenarie dhe bashkimi kombëtar. Gjergj Kastrioti është drita që vazhdon të na udhëheqë”, thuhet në njoftimin e Organizatës “Shqiptaria”.

Ndryshe, Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.