09:08 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Tregu energjetik, sot protestohet në Prishtinë

Tregu energjetik, sot protestohet në Prishtinë

Sot bizneset do të protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar daljen në tregun e lirë energjetik.

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, më 11 qershor 2025, nga ora 11:00 deri në 12:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre, të cilët do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë.

Kujtojmë se rregullatori i energjisë njoftoi në muajin mars se, duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës ose me një xhiro mbi 10 milionë euro nuk do të përfitojnë më nga subvencionet shtetërore që i bëjnë bërë faturat e energjisë në Kosovë ndër më të ulëtat në Evropë. Sipas rregullatorit, ky hap është pjesë e përkushtimit për “liberalizimin e tregut”, një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, megjithatë, bizneset kanë protestuar duke thënë se masa do të dëmtojë rëndë bilancet e tyre financiare.

Ndryshe, pronari i ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu, në një intervistë me Rid Berishën, ka alarmuar në lidhje me bizneset në Kosovë pas tregut të lirë të energjisë elektrike.

Kryeziu hedh kritika në drejtim të Albin Kurtit, duke thënë se po merr vendime në dëm të bizneseve.

“Kjo është katastrofë ekonomike që po sjell Kurti”

Kryeziu shton se për vendimin e ZRRE-së për tregun e hapur të energjisë elektrike, bizneseve po i vendoset haraç: “Nuk e kam ndërmend të paguaj haraç askujt.”

“Bizneset janë të gatshme ta qojnë vendin në falimentim. Ai është duke u tall sikur me Parlamentin, po bën lojë të fëmijëve. Shteti nuk është lojë,” thotë Kryeziu.

Qëndrim Kryeziu bën thirrje që të gjitha bizneset dhe punëtorët të dalin në protestë kundër “tregut të lirë të bizneseve./TVARBËRIA./

Alarmon Kryeziu për tregun e hapur të energjisë: Bizneset janë të gatshme ta qojnë vendin në falimentim