Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 30 ditë paraburgim për 56-vjeçaren që dyshohet për vrasjen mbrëmë në Vranjefc

30 ditë paraburgim për 56-vjeçaren që dyshohet për vrasjen mbrëmë në Vranjefc

I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarës për rastin e mbrëmshëm në rrugën “Ismet Kransiqi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.