Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 3 viktima pas të shtënave me armë zjarri në Suedi

3 viktima pas të shtënave me armë zjarri në Suedi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin suedez të Uppsalas, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur. Fillimisht u raportua për disa të plagosur, por autoritetet kanë konfirmuar më vonë se tre persona kanë ndërruar jetë nga të shtënat.

Policia lokale ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tashmë kanë nisur. Sipas informacioneve të para, autoritetet kanë marrë telefonata nga qytetarët që raportuan për të shtëna në qendër të qytetit.

“Tre persona janë konfirmuar të vdekur pas të shtënave. Policia po e heton ngjarjen si vrasje,” thuhet në deklaratën zyrtare të hetuesve.

Aktualisht, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i këtij sulmi. Nuk dihen ende motivet e këtij akti të rëndë, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione.

Kjo ngjarje vjen pas një vale incidentesh të ngjashme në Suedi, përfshirë masakrën e muajit shkurt në qytetin Örebro, ku një 35-vjeçar hapi zjarr në një qendër arsimore duke vrarë dhjetë persona.