Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 1 maji dita e punëtorit, Tahiri: Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen

1 maji dita e punëtorit, Tahiri: Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes nje postimi të tij ne facebook u shpreh se për ditën e punëtorëve, sot s’ka vend për festë.
Tahiri ka treguar dhe disa arsye se pse puntorët duhet të shqetësohen dhe jo të festojnë.
Tutje ai shton se qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen.
Postimi i plotë:
Sot është 1 maji dita e punëtorit, por nuk ka vend për festë.
Paga të ulta.
Trajtim që shkel dinjitetin.
Standard në rënie.
Mundësi përtokë!
Qeveria mund të festoj, sepse në populizëm dështimet festohen!