Artisti Jeton Zogjani në emisionin “PA TITULL” ka thënë se kur punon me një profesion për dy dekada krijohet sipas tij, njëfarë rutine.
Zogjani përballë Denny Boy në TV Arbëria tha se me kalimin e kohës konsumohet energjia për fushën e caktuar, dhe rrjedhimit mbërrinë edhe siç tha ai, me u lodhë.
“Kur punon dy dekada në një profesion, jo pse fillon pak me të dalë preh qefit po pse krijohet njëfarë rutine. Krijohet qajo, shko në xhirim heki teshat, veshi një parë tesha të xhirimeve, grimosu vjen skenari, del e luan në njersonazh edhe dikur mbërrinë pak edhe me u lodhë, bohet pak monoton. Konsumohet qajo energjia e madhe që e ke pasë për fushën”, tha Zogjani.