Nga arratisja e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e tij, krejt çka dihet deri më tani

Krejt ngjarja filloi me arratisjen e Faton Hajrizit nga...

Bislimi tregon se në Bruksel kanë dërguar 7 faqe me komente për planin e zbatimit, ka kritika për Lajçakun

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zgjedhjet serbe, OSBE pranon letrën e Kurtit

Extra AL PVC

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se ka pranuar letrën e kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës ai ka shprehur nevojën për një marrëveshje të veçantë për të lejuar serbët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet serbe që pritet të mbahen më 17 dhjetor.

Në një letër të dërguar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, Kurti ka theksuar se çdo marrëveshje që lejon votimin e serbëve të Kosovës duhet të vijë nga Serbia dhe të respektojë plotësisht sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Misioni i OSBE-së në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, sikurse ka vepruar edhe në rast e mëparshme.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë letrën e Kryeministrit Kurti në lidhje me zgjedhjet serbe. Siç e kemi bërë të qartë edhe më parë, në parim Misioni mbetet i gatshëm që të mbështesë mbledhjen e votave, por vetëm me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje OSBE ka bërë të ditur se kjo do të ndodh vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual.

“Me fjalë të tjera vetëm nëse sigurohet një ambient konsensual, nëse kemi bashkëpunim nga të gjitha autoritetet relevante në Kosovë dhe nëse garantohet mbështetje e nevojshme e sigurisë nga Policia e Kosovës, si reaguese e parë. Misioni e ka njoftuar qeverinë serbe me përgjigjen e Kryeministrit Kurti”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Kryeministri Albin Kurti në letrën dërguar misionit të OSBE-së, ka vënë në dukje se një marrëveshje e tillë, e cila do të lejonte votimin e qytetarëve serbë të Kosovës me shtetësi të dyfishtë jashtë ambienteve të Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë, duhet të bazohet në reciprocitet dhe të drejta të barabarta për të gjithë votuesit.

Ai ka shtuar se një veprim i tillë do të ishte në përputhje me Marrëveshjen Bazë të arritur këtë vit, e cila synon të përmirësojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy shteteve.

Sipas një praktike që daton nga viti 2017, serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja. Më pas ato vota janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytetet kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Më 2022, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ishte thënë se Serbia duhet t’i bëjë bëjë kërkesë direkte Kosovës për mbajtje të këtyre zgjedhjeve në territorin e saj.

Në prill të atij viti janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, dhe për herë të parë, Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.

Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë, përmes së cilës u kundërshtua mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nga arratisja e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e tij, krejt çka dihet deri më tani

Krejt ngjarja filloi me arratisjen e Faton Hajrizit nga...

Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm i tyre

Në fillim të kësaj jave një zyrtar policor, plagosi...

Ledri ‘ngacmon’ Alben, e pyet çka je në horoskop

Alba Vukaj ka filluar rrugëtimin si moderatore. Ndër mysafirët e...

Bislimi tregon se në Bruksel kanë dërguar 7 faqe me komente për planin e zbatimit, ka kritika për Lajçakun

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi,...

Nga arratisja e Faton Hajrizit e deri tek vrasja e tij, krejt çka dihet deri më tani

Krejt ngjarja filloi me arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i Smrekonicë, Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e policit rus të KFOR-it, shkruan TV...

Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm i tyre

Në fillim të kësaj jave një zyrtar policor, plagosi me armë zyrtare të afërmin e tij e që sipas hetimeve preliminare dyshohet se ishte...

Ledri ‘ngacmon’ Alben, e pyet çka je në horoskop

Alba Vukaj ka filluar rrugëtimin si moderatore. Ndër mysafirët e parë që ka intervistuar është edhe reperi Ledri Vula, ku foli për verën, pushimet, koncertet. Alba...