13:45 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > VV thotë se ka ndarë 4 milionë euro për Luginën: Dikur s’ndahej asnjë cent

VV thotë se ka ndarë 4 milionë euro për Luginën: Dikur s’ndahej asnjë cent

Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se buxheti që Kosova ka ndarë për qytetarët e Luginës arrinë në 4 milionë euro.

“Deri në ardhjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në pushtet nuk ka pasur fare linjë buxhetore për Luginën. Një herë vetëm, me vendim qeveritar, janë ndarë 100 mijë euro. Tash, buxheti për vitin 2025 për shqiptarët e Luginës është historik në vlerë prej 4 milionë eurove”, shkruan kjo parti.

Po ashtu, kjo parti ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës do të kenë të drejta të plota në blerjen e pronave në Kosovë.

“Ndërkaq, me votimin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e Luginës tashmë kanë të drejta të plota në blerje të pronave në Republikën e Kosovës”, shkruhet tutje në postim.