Të fundit:

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...
ISP BroadcastISP Broadcast

Vuçiq ndërron mendje, thotë se do të shkojë në Tiranë

ISP Broadcast

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ndërruar mendje rreth Samitit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Disa ditë pasi lajmëroi refuzimin e këtij samiti, presidenti serb ka thënë se do të shkojë në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-së kushtuar Ballkanit Perëndimor.

“Kam biseduar me miq, presidentë të disa vendeve dhe kryeministra. Ndonjëherë emocionet thjesht ju pushtojnë dhe nuk dini si të reagoni dhe çfarë të bëni… Kjo është kur dikush thjesht krijon kriza për ju për muaj të tërë. Thjesht te ndodh, unë jam njeri i gjallë, reagoi edhe emocionalisht. Më lejoni ta përsëris edhe një herë – nuk jam as budalla, as i dehur, as i çmendur, edhe pse shumëve u duket kështu. Për mua është e rëndësishme që gjithçka që thashë të jetë e vërtetë”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse do të shkojë në Tiranë, Vuçiq tha se në Samitin e BE-së do të merren disa vendime të mira për Serbinë.

“Përfundimi ynë është se nuk jam i sigurt se do të ketë ndonjë përfitim nga shkuarja ime në Tiranë, por sigurisht që do të kishte shumë dëm nëse nuk shkoja”, tha ai.

Vuçiq, disa ditë më parë reagoi me zemërim ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe tha se do ta refuzojë shkuarjen në Tiranë. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

AAK sot mban konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë...

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë,...

Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

Kryetari i Aleancës së Kosovës të Biznesit (AKB), Agim...

AAK sot mban konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media në orën 12:00. Arsyeja nuk është bërë e ditur. “Sot me fillim në ora...

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, publikuar nga Bashkimi Evropian, është shumë i...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët...