Tekniku i radiologjisë, Selman Rexhepi, në emisionin “FRONTAL”, ka folur për vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi në QKUK ku e vizitoi babanë e tij.
Ai tha se e ka takuar “me lot në sy” Thaçin.
“Jam shumë i lumtur që e kam takuar… Ai është luftarak i madh i çështjes kombëtare. Të gjithë luftëtarëve që janë në Hagë po ju bëhet e padrejtë”, tha ai.
Rexhepi shtoi se EULEX’i nuk e ka lënë të flasë me Thaçin.
“Vec përshëndetje se nuk na linte EULEX’i”, tha ai.
Rexhepi shtoi se Thaçi qëndroi pranë babait të tij për rreth tri orë.
Ai tha se gjendja e babait të Thaçit “nuk është e mirë”./express