Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vizita e Rutte, Policia del me njoftim për qytetarët

Vizita e Rutte, Policia del me njoftim për qytetarët

Me datën 10 dhe 11 mars 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë një delegacion i lartë i NATO-s i kryesuar nga sekretari Gjeneral i saj, Mark RUTTE.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bëjë ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit të trafikut  të disa segmenteve rrugore.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje./TV ARBËRIA./