BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në KiE

Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se...

Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që...

Mediumi zviceran Blick: Bislimi, Jashari dhe Zeqiri nuk do të jenë në Euro 2024

Praktikisht janë zënë 16 vende te ekipi i Zvicrës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vitia: Të përkushtuar për zhvillimin e fizioterapeutëve

Extra AL PVC

Sot (e premte) ka nisur Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Fizioterapisë i cili është organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK).

Ky kongres ku po marrin pjesë afro 1 mijë pjesëmarrës e fizioterapeutë të njohur vendos dhe ndërkombëtar po shihet si mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave më të mira dhe bashkëkohore në këtë lëmi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu përkushtimin për zhvillimin dhe edukimin e këtyre profesionistëve shëndetësorë.

Sipas tij, tashmë krahas aspekteve infrastrukturore po punohet edhe në ato legjislative.

Vitia: Mbetem i përkushtuar në zhvillimin dhe edukimin e fizioterapeutëv

“Mbetem i përkushtuar në mbështetje në zhvillimin dhe edukimin e fizioterapeutëve konform ligjit të përcaktuar për odat e profesionistëve dhe respektimit të rregulloreve të fizioterapisë në Evropë… tashmë siç e dini është hapur edhe Qendra e Mjekësisë Sportive dhe ajo e Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe rehabilitimit dhe kjo është struktura e vetme e kujdesit terciar shëndetësor në Kosovë e cila ofron shërbime të diagnostikimit si dhe trajtimit të veçantë të patologjive të ndryshme.. Me përmirësimin e infrastrukturës fizike Qeveria e Kosovës zotohet dhe po punon intensivisht edhe në përditësimin e infrastrukturës ligjore në fushat e mjekësisë sportive dhe fizikale dhe rehabilituese… Ne mbesim të përkushtuar qe paralelisht të trajnojmë edhe profesionistët shëndetësorë, në këtë rast fizioterapetutët, me qëllim që të ofrojmë kujdes sa më të mirë për pacientët në përputhje me standardet më të mira bashkëkohore”, tha Vitia.

Udhëheqësi i Kongresit Ndërkombëtar të Fizioterapisë, Bekim Haxhiu tha se në këtë kongres po marrin pjesë afro 1 mijë pjesëmarrës.

Ai tha se përgjatë këtyre dy ditëve do të shpalosën hulumtime shkencore nga profesionistë vendos e te huaj në fushën e fizioterapisë.

Haxhiu: Në Kongres po marrin pjesë afro 1 mijë pjesëmarrës

“Ky është kongresi i dytë në Kosovë më i madhi dhe më cilësori në aspektin shkencor.. gjatë këtij kongresi të dytin me radhë me një pjesëmarrje kaq masive me afro 1 mijë pjesëmarrës gjatë këtyre dy ditëve përveç lëmive hyrëse nga profesionistët tanë vendorë dhe ndërkombëtarë do të prezantohen punime shkencore”, tha ai.

Feim Gashi, kryetar i Shoqatës së Fizioterapeutëve, theksoi nevojën për një ligj të veçantë për fizioterapeutët.

Ai tha se përkundër sfidave gjithmonë ia dalin që të jenë afër pacientëve.

Gashi: Ne si fizioterapeutë gjithmonë dimë dhe do t’ia dalim

“Ne si fizioterapeutë gjithmonë dimë dhe do t’ia dalim në të gjitha sfidat sa i përket fushës së fizioterapisë… sfidat tona qe kemi duke i përballur e qe janë si digjitalizimi i të gjithë data bazës së fizioterapetutëve ashtu inicimi i specializimeve në fushën e fizioterapisë është edhe kyçja apo qasja e fizioterapisë ne nivelet primar shëndetësor diçka shumë e veçantë”, tha ai.

Presidentja e Federatës Botërore të Fizioterapisë për regjionin evropian, Esther Mary D’Arcy tha se populli i Kosovës është fatlum që ka profesionistë të tillë shëndetësorë. Ajo ka përgëzuar fizioterapetutët për interesim për të qenë pjesëmarrës në këtë Kongres.

D’Arcy: Populli i Kosovës fatlum që ka këta profesionistë të fizios

“Kjo tregon pasionin tuaj, zotimin tuaj për profesionin dhe për pacientët dhe popullin e Kosovës. Mendoj se populli i Kosovës është fatlum që të ketë profesionistë te fizios aq të përkushtuar. Fizioterapia është zgjidhja ne nuk vijmë tek ministri i Shëndetësisë me sfida dhe me probleme, ne vijmë me zgjidhje sepse ne jemi zgjidhja”, tha ajo.

Kongresin i Dytë Ndërkombëtar i Fizioterapisë i cili do të jetë dyditor ka mbledhur fiziterapeutë nga vende të ndryshme të Ballkanit por edhe Evropës të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në këtë lëmi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në KiE

Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se...

Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që...

Mediumi zviceran Blick: Bislimi, Jashari dhe Zeqiri nuk do të jenë në Euro 2024

Praktikisht janë zënë 16 vende te ekipi i Zvicrës...

Mollicaj: Nuk ia vlen anëtarësimi në Këshill të Evropës me çmimin e Zajednicës

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Mollicaj, nëpërmjet një...

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në KiE

Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është...

Osmani falënderon vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar vendet që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. E para...

Mediumi zviceran Blick: Bislimi, Jashari dhe Zeqiri nuk do të jenë në Euro 2024

Praktikisht janë zënë 16 vende te ekipi i Zvicrës për Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani. Me dy ndaj Danimarkës dhe...