Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Vitia nënshkruan UA për Shkollim Specialistik

ISP Broadcast

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Shkollim Specialistik. Udhëzimi i ri do t’i eliminojë mangësitë që kanë qenë të shprehura në udhëzimin e mëparshëm, do të mundësojë një sistem më të mirë të shkollimit specialistik dhe do të rregullojë çështjet e përgjegjësive të specializantëve në raport me respektimin e kontratave të nënshkruara.

“Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2023 është bërë sistematizmimi në klinikat përkatëse, si dhe njëkohësisht është bërë zgjidhja sa i përket mentorëve klinikë. Bordi për Shkollim Specialistik (BShS) ka përpiluar “Ditarin e Specializantit” dhe, në bashkëpunim me departamentin e Sistemit Informativ Shëndetësor ka përpiluar Databazën apo Modulin Elektronik. Këto metoda do të shërbejnë për monitorimin dhe evidentimin e punës së specializantit gjatë shkollimit specialistik, procedurë kjo që më parë evidentohej në një librezë e cila i ngjan asaj të stazhit postdiplomik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi presim rekomandimin nga BShS për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të inicimit të proceduarve për të hapur specializimet e reja.

Numri i specializimeve do të mbështetet në tri kriteret bazë:

· Kuadri deficitar

· Kapacitetet Mentoriale

· Kapacitetet Infrastrukturore.

Përmes UA Nr. 01/2023 për Shkollim Specialistik, për herë të parë përdorën standardet e UEMS, praktikë kjo e njëjtë me shtetet e rajonit dhe Evropës. Kompetencat e akterëve përgjegjës për shkollimin specialistik janë më të qarta, qartësohet procedura e mbikëqyrjes të vijueshmërisë të shkollimit specialistik, përcaktohen kriteret e detajuara për institucionet të cilat kërkojnë leje për shkollimin specialistik, krijohen mekanizmat për kontrollin e cilësisë të shkollimit specialistik. Provimi specialistik me UA-në e re nuk do të jetë formal, por do të përfshijë vlerësimin objektiv të njohurive praktike dhe teorike të fituara gjatë shkollimit specialistik dhe një sërë kriteresh të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkollimin specialistik, modalitetet për mbulimin e lëmive deficitare, statusi i neonatologëve, çështja e profilizimeve, etj. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...