Të fundit:

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...
ISP BroadcastISP Broadcast

Vdesin dy shqiptarë në një aksident në Zvicër

ISP Broadcast

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnäsch. Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Siç merr vesh albinfo.ch nga një burim i saj, dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të ri 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.

Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.

Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të  realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj...

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës njoftojnë se të...

Inspektorët rrënojnë tri furra të gëlqeres në Shtime

Inspektorët e Komunës së Shtimes këtë të premte kanë rrënuar tri furra të gëlqeres, dy furra në fshatin Dugë dhe një në fshatin Karaçicë. Nga...

Begaj ua kërkon tri vendeve afrikane njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, në New York ku po mbahet Asambleja e Kombeve të Bashkuara, ka shfrytëzuar këtë për të kërkuar njohjen e pavarësisë...

Thënie nga Ismail Kadare

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë,...