Të fundit:

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë...

Përleshje mes pesë personave në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë ka...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Turneu “Shpat Deda: Muzikë n’Teatër” në gjashtë qytete të Kosovës

ISP Broadcast

Këtë dhjetor, kantautori Prishtinas Shpat Deda vjen me një turne koncertesh në një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor në teatrot e gjashtë qytete Kosovare. Aranzhuar enkas për këtë program mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e Dedës, me fokus në albumin e tij të fundit, marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj shoqëruar në skenë edhe nga Visar Kuçi dhe Tomor Kuçi.

“Ka kohë që e kam ëndërr ta organizoj një mini-turne të tillë për publikun e dashur Kosovar dhe ta performoj këtë program në skenat e teatrove anekënd Kosovës.” tha Deda, i cili shton se turneun ‘Muzikë n’Teatër’ e ka për qëllim ta zgjerojë edhe në qytete të tjera Kosovare në të ardhmen e afërt.

“Dëshira ime është që ky turne mos të përfundojë me kaq, por ta vazhdojë udhëtimin edhe në qytete më të vogla të Kosovës dhe të freskohen sallat e teatrove apo shtëpitë e kulturës në këto qytete përmes një programi të mirëfilltë muzikor. Megjithatë, për momentin jemi të fokusuar në fazën e parë të turneut dhe në gjashtë qytetet që do t’i vizitojmë këtë dhjetor“, – vazhdon Deda.

Programi i turneut e ka në fokus repertoarin e këngëve nga albumi i fundit i kantautorit i cili u lansua në të gjitha kanalet digjitale ne fund të vitit 2020, duke mos lënë anash edhe disa nga këngët e tij më të dashura për publikun ndër vite.

“Duhet cekur se ky turne është edhe promovim i albumit tim të fundit ‘Rrugës’ të cilin nuk pata mundësi ta shoqëroja me performansa live në kohën e publikimit të tij për shkak të kufizimeve të pandemisë. Jam shumë i lumtur që më në fund do ta kem mundësinë ta performoj këtë album për publikun e gjerë përmes një programi shumë të veçantë si pjesë e këtij turneu.” – tha Deda.

Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ do t’i vizitojë gjashtë qytete Kosovare në dy javët e para të dhjetorit sipas datave të mëposhtme:

5 DHJETOR – Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), Prishtinë
6 DHJETOR – Teatri Adriana, Ferizaj
12 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Hadi Shehu’, Gjakovë
13 DHJETOR – Teatri i Qytetit ‘Muharrem Qena’, Mitrovicë
14 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Vushtrri
16 DHJETOR – Teatri i Qytetit, Gjilan

Të gjitha koncertet do të fillojnë në ora 20:00 dhe hyrja në secilin qytet do të jetë 3€. Biletat do të mund të blehen në teatrat përkatës afër datave të koncerteve.

Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë. Koncerti i Prishtinës është përkrahur nga Komuna e Prishtinës. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë...

Përleshje mes pesë personave në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë ka...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në...

Specialja arreston komandant “Topin” – Haxhi Shalën

Gjykata Speciale ka ndërmarrë sot një operacion, i cili...

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, ku 25 janë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale. Sipas...

Përleshje mes pesë personave në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona të gjithë...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në projekte dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, sot në disa vende do...