Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që po trajtohet në “Pressing” të T7.

Kur po flitej për çështjen e gjinisë, aktivistja feministë Zana Avdiu, tha se ka gjuhë që nuk kanë emërtim për gjininë. Ajo përmendi gjuhën turke.

“Kemi gjuhë që janë për barazi gjinore, turqishtja s’ka gjini”, ka thënë Avdiu.

Por, më pas atij i është përgjigjur historiani Azdren Shala

“Po që thua aty ka një liberalizëm karshi ndryshimeve, poqë është gjuhë e varfër”, ka thënë Shala

E pastaj erdhi reagim i Zana Avdiut.

“Turqishtja është më e pasur se shqipja ja 200 herë, ka edhe gjuhë të tjera që s’kanë gjini”, ka deklaruar Avdiu.

Debati u bë më i ashpër, kur Shala kontestonte njohjen e gjuhës shqipe nga Avdiu, ndërkaq Avdiu i tha Shalës “të mos flas për gjëra që nuk i dijë”, duke iu referuar deklaratës që “gjuha turke është e varfër”. /Gazeta Express