Pasuria e kryetarit të Prishtinë- Banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar...

Anëtarësimi në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Greqia do të abstenojë në momentin që do të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tirana fiton Kupën e Shqipërisë në futsall

Extra AL PVC

Kupa e Shqipërisë në Futsall 2023 është përmbyllur këtë të diel me finalen e madhe mes Diamanti Futsal dhe Tirana Futsal, të luajtur në kompleksin Goga në Durrës. Një ndeshje që është ndjekur dhe nga numër i kënaqshëm spektatorësh, ndërkohë që në fushë Tirana Futsal ka qenë gjatë gjithë kohës superiore, e duke fituar bindshëm me rezultatin 5-0.

Protagonistët e këtij suksesi me golat e tyre kanë qenë Kaca (tregolësh), Mërtiri e Xhaferraj. Ndeshja ka dhuruar momente mjaft të bukura duke konfirmuar edhe një herë rritjen e futsallit dhe kompeticioneve të organizuara nga FSHF.

Kësisoj, Tirana Futsal ka fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë 2023 teksa në fund është organizuar edhe ceremonia e rastit me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe specialistin e këtij sektori Igli Mumajesi, të cilët i kanë dorëzuar medaljet dhe trofeun fituesve.

Në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë Futsall morën pjesë tetë skuadra e më konkretisht Flamurtari Futsal, Vllaznia Futsal, Tirana Futsal, Diamanti Futsal, Eagles Land, Olimpik 1 Maji, Forcat e Armatosura dhe Olimpik Tirana. Të njëjtat skuadra marrin pjesë edhe në Kampionatin Kombëtar të Futsallit, ndërkohë që krahasuar me sezonin e kaluar është dyfishuar numri i ekipeve që janë bërë pjesë e kësaj disipline.

Objektivi i FSHF-së është që sezonin e ardhshëm të ketë edhe më shumë ekipe në këto turne, pasi interesi ka qenë në rritje dhe ka shumë djem të apasionuar pas futbollit që duan të jenë pjesë e futsallit.

Tashmë skuadrat do të jenë të fokusuar në Kampionatin Kombëtar të Futsallit, që është edhe turneu më i rëndësishëm. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pasuria e kryetarit të Prishtinë- Banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar...

Anëtarësimi në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Greqia do të abstenojë në momentin që do të...

Pasuria e Memli Krasniqit dhe numri i konsiderueshëm i kriptovalutave të deklaruara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka...

Pasuria e kryetarit të Prishtinë- Banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar...

Anëtarësimi në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Greqia do të abstenojë në momentin që do të hidhet në votim kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Policia e Zvicrës konfirmon arrestimin e disa këngëtarëve nga Kosova e Shqipëria – ka gjetur edhe armë gjatë bastisjes

Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale e Zvicrës arrestoi shtatë persona, duke përfshirë disa këngëtarë...