Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Thëniet më të bukura nga Charlotte Brontë

Extra AL PVC

Charlotte Brontë ishte një romanciere dhe poete angleze, më e madhja nga tre motrat Brontë romanet e të cilës u bënë klasikë të letërsisë angleze.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë ne kemi sjellë disa prej brilantëve më të ndritshëm nga koleksion i mençurisë së kësaj gruaje.

Jeta është ndërtuar në atë formë, saqë ngjarja nuk, nuk mund, e nuk do të përputhet me pritshmërinë.

Unë nuk jam zog; dhe asnjë rrjet nuk më fut në grackë: unë jam një qenie njerëzore e lirë me një vullnet të pavarur.

Gjithmonë do të ishte më mirë të ishte i lumtur sesa e shquar.

Kujdesem per veten. Sa më e vetmuar, aq pa shokë, aq më e pambështetur të jem, aq më shumë do të respektoj veten.

Jeta më duket shumë e shkurtër për ta kaluar në hatërmbetje ose regjistrimin e gabimeve.

Problemi nuk është se jam beqare dhe ka të ngjarë të qëndroj beqare, por që jam e vetmuar dhe ka të ngjarë të qëndroj e vetmuar.

Lumturia krejt e pa ndarë nuk mund të quhet lumturi; nuk ka shije.

Lexues, u martova me të.

Paragjykimet, siç dihet, janë më të vështirat për t’u çrrënjosur nga zemra, toka e së cilës nuk është liruar ose fekonduar nga edukimi: ato rriten atje, të forta si barërat e këqija midis gurëve.

Çdo atom i mishit tuaj është po aq i dashur për mua sa i imi: në dhimbje dhe sëmundje do të ishte akoma po aq i dashur.

Flirtimi është tregtia e një gruaje, duhet përdorur gjithnjë.

Shpirti, për fat të mirë, ka një përkthyes – shpesh një përkthyes të pavetëdijshëm, por gjithsesi shumë besnik – sytë.

Unë ju kërkoj të kaloni jetën pranë meje – të jeni vetja ime e dytë dhe shoqëruesi më i mirë tokësor.

Por jeta është një betejë: të gjithëve na lejohet ta luftojmë mirë!

“Unë nuk jam një engjëll,” pohova unë; “dhe nuk do të jem një derisa të vdes: do të jem vetvetja.”

Zemra e njeriut ka thesare të fshehura, Në fshehtësi të mbajtura, në heshtje të vulosura; Mendimet, shpresat, ëndrrat, kënaqësitë, hijeshitë e të cilëve thyheshin nëse zbuloheshin.

Megjithatë, do të ishte detyra juaj ta duroni atë, nëse nuk mund ta shmangni atë: është e dobët dhe pa kuptim të thuash se nuk mund të durosh atë që është fati yt që të kërkohet të mbash.

Konvencionaliteti nuk është moral.

Mundohem të shmang shikimin përpara ose prapa, dhe përpiqem të vazhdoj të shikoj lart.

Eshtë e kotë të thuhet se qeniet njerëzore duhet të kënaqen me qetësinë: ata duhet të veprojnë; e nëse nuk dinë si të veprojnë duhet ta gjejnë.

Unë e di se çfarë është të jetosh plotësisht dhe me atë që dua më së miri në tokë. Unë e mbaj veten jashtëzakonisht të çmendur – duke shpërthyer përtej asaj që gjuha mund të shprehë; sepse unë jam jeta e burrit tim aq sa ai është imi.

Më duhet, pra, të përsëris vazhdimisht se ne jemi të lodhur përgjithmonë – e megjithatë, ndërsa marr frymë dhe mendoj, duhet ta dua atë.

Unë nuk mund ta dua atë tani, thjesht sepse zbulova se ai kishte pushuar së vërejturi mua.

Ashtë për të ardhur keq që të bësh më të mirën nuk funksionon gjithmonë.

Dëshiroja më shumë … sesa që isha në dorën time. Kush më fajëson mua? Shumë më quajnë të pakënaqur. Nuk mund të bëja ndryshe: shqetësimi është në natyrën time; më ngacmonte ndonjëherë deri në dhimbje.

Të qash nuk tregon se je i dobët. Që nga lindja, ajo ka qenë gjithmonë një shenjë se ju jeni gjallë.

Unë e doja atë shumë – më shumë sesa mund t’i besoja vetes për të thënë – më shumë sesa fjalët kishin fuqi për të shprehur.

Mendja e tij ishte me të vërtetë biblioteka ime, dhe sa herë që më hapej, unë hyja në lumturi.

Unë mund të jem në mbrojtje nga armiqtë e mi, por Zot më çliro nga miqtë e mi!

Nëse do të ndërtonim mbi një themel të sigurt në miqësi, ne duhet t’i duam miqtë tanë për hir të tyre dhe jo për tonën.

Burrat na gjykojnë nga suksesi i përpjekjeve tona. Zoti i shikon vetë përpjekjet.

Më pëlqeu emri im i shqiptuar nga buzët e tua me një theks mirënjohës dhe të lumtur.

Vullneti juaj do të vendosë për fatin tuaj./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...

Stoltenberg kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri...

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos bërit asgjë dhe të bërit diçka të vogël çdo ditë është shumë i madh. Gjatë muajit...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë shqetësime serioze. Jetëgjatësia e qytetarëve të vendit është më e ulëta në rajon. Kurse shpenzimet...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote dje iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhëm të këtij shteti....