Armët bërthamore në Poloni, Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse...

Zgjedhet Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e...

Shkeljet e vazhdueshme nga Serbia të Marrëveshjes së Brukselit

Kosova dhe Serbia ishin dakorduar publikisht me ndërmjetësimin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Tesla shënon rekord të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2022

Extra AL PVC

Kompania amerikane Tesla njoftoi se ka shitur një rekord prej 1,3 milion automjete elektrike vitin e kaluar, megjithatë, shitjet ishin më të ulëta nga sa kishte premtuar drejtori i përgjithshëm Elon Musk, i cili synonte rritjen e shitjeve me pothuajse 50 për qind çdo vit.

Shifra e vitit 2022 tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 936 mijë automjetesh të shitura në vitin 2021, por nuk arriti në 1,4 milion të nevojshme për të përmbushur objektivin e rritjes prej 50 për qind të kompanisë. Shitjet u rritën me 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa prodhimi u rrit me 47 për qind, në 1,37 milion.

Objektivi nuk u arrit pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve në fund të vitit që përfshinte zbritje të rralla prej 7.500 dollarësh në SHBA për modelet më të shitura Y dhe 3.

Tesla Inc., me seli në Austin të Teksasit, gjithashtu u detyrua të përballet me valën e re të infeksioneve të koronavirusit në Kinë, e cila ndërpreu prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.

“Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, furnitorëve, aksionarëve dhe mbështetësve tanë që na ndihmuan të realizojmë një 2022 të shkëlqyer në dritën e sfidave të ndjeshme gjatë gjithë vitit”, tha kompania e automjeteve elektrike dhe paneleve diellore.

Tesla nuk nxori asnjë model të ri vitin e kaluar, ndërsa përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe startup-et si Lucid dhe Rivian, të cilët vazhdimisht prezantojnë modele të reja të automjeteve elektrike. /AA/

spot_img

Të fundit

“Dardanët” e rinj barazojnë në miqësoren e parë me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U15 ka barazuar në...

Armët bërthamore në Poloni, Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse...

Zgjedhet Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e...

Shkeljet e vazhdueshme nga Serbia të Marrëveshjes së Brukselit

Kosova dhe Serbia ishin dakorduar publikisht me ndërmjetësimin e...

“Dardanët” e rinj barazojnë në miqësoren e parë me Bullgarinë

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U15 ka barazuar në miqësoren e parë me Bullgarinë U15. Ndeshja që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali përfundoi...

Armët bërthamore në Poloni, Rusia në alarm: Rritet rreziku për një konflikt global

Destabilizuese dhe të rrezikshme. Kështu e cilësojnë mediat ruse ofrimin e Polonisë për të mirëpritur armatime bërthamore në territorin e saj. Presidenti Andrej Duda deklaroi...

Zgjedhet Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e stafit akademik dhe 27 anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë. Sefedin Muçaj është profesor i...