Gjatë seancës së sotme ku është paraqitur Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, ka pasur tensione.
Babai i të ndjerës, Muhabi Osmani, e ka quajtur avokatin e Krivaqës “matrapaz” dhe më pas është larguar nga salla.
“Çka kam me dëgju këtë matrapaz, hajn, na ka marrë pare, ato pare kanë mi dalë vitra”, tha Muhabi Osmani duke u larguar nga salla.