Të fundit:

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një...

NATO uron Shqipërinë në 111 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj...

Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të...
ISP BroadcastISP Broadcast

Televizioni i Beogradit: Serbët në veri të detyruar të dalin në barrikada

ISP Broadcast

Askush nuk është duke punuar në komunat veriore të Kosovës– as shkollat, as institucionet e as hotelieria.

Të gjithë të punësuarit e kanë obligim pune të jenë në barrikadat që kanë bllokuar rrugët kufitare me Serbinë, ka raportuar të martën mediumi serb “N1” nga vendi i ngjarjes.

Rudari në Zveçan është fshati që është mbushur me kamionë, të cilët kanë bllokuar rrugën. Si pasojë e barrikadimit, Policia e Kosovës ka mbyllur përkohësisht pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë. Sipas raportimit, janë 100-200 serbë po qëndrojnë nëpër barrikada gjatë ditës. Pamjet e shfaqura nga ky medium tregojnë dhjetëra vetura të parkuara skaj rrugës, e burra dhe gra që qëndrojnë në këmbë.

Të mërkurën nuk janë regjistruar incidente, ndërsa të barrikaduarit, sipas raportimit, janë “të shqetësuar” se kur dhe nëse Policia e Kosovës do ta nisë heqjen e barrikadave.

Njerëzit “janë të shqetësuar për listën e famshme” që e ka Policia e Kosovës, që thuhet se përmban listën e njerëzve të kërkuar për arrestim. Askush s’e ka të konfirmuar se kjo listë ekziston, por se kjo vetëm flitet mes njerëzve, shkruan Ballkani.info

Në mesin e të barrikaduarve askush nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë.

Barrikadat në veri këtë herë janë vënë pas arrestimit të një ish-polici serb, që dyshohet se ka kryer sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar, në përpjekjet për të shkuar në zyrat e tyre në komunat veriore, në përgatitje për zgjedhjet që janë paraparë për 18 dhjetor, e që më pas është vendosur të shtyheshin për shkak të tensioneve.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Abdixhiku: Zoti i bekoftë shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i...

10 të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në...

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një...

NATO uron Shqipërinë në 111 vjetorin e Pavarësisë

Aleanca Veriatlantike (NATO), e ka uruar aleatin e saj...

Abdixhiku: Zoti i bekoftë shqiptarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 111-vjetorit...

10 të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, më 28 nëntor, pasi erërat e...

Deponohen mbi 1 mijë euro false në një bankë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të falsifikimit të parave në Fushë-Kosovë. Sipas policisë, një person ka njoftuar se janë deponuar...