Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Tash është kthyer kah partia” – LDK në Gjilan e akuzon Alban Hysenin për punësime të aktivistëve

“Tash është kthyer kah partia” – LDK në Gjilan e akuzon Alban Hysenin për punësime të aktivistëve

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka reaguar sot ndaj kryetarit të kësaj komune Alban Hyseni, i cili siç thuhet në reagim, pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, po vazhdon punësimin e shokëve e të bashkëpartiakëve.

“Hyseni i VV-së në Gjilan pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash është kthyer pak te partia e tij, duke punësuar në shërbim civil shokë e aktivistë të partisë në pushtet. Gjilani nën administrimin e VV-së është bërë çerdhe e punësimeve familjare e partiake, duke e shkelur me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrencës në punësim. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë dhe konkurset tjera, i humbur shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, ose familjarë të tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Qeverisja e VV-së në Gjilan, sipas LDK-së është konstruktuar vetëm në punësim të kunatave, balldëskave, baxhanakëve e shokëve të Hysenit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, do të vazhdojë t’i shpërfaq para qytetarëve të gjitha avaritë dhe shkeljet papara të kësaj administrate dhe i ftojmë organet e shtetit që ta bëjnë punën e tyre. Emrat e të punësuarve në konkursin e fundit në shërbim civil janë: Albenis Sylejmani (shok i Hysenit) Flakron Rexhepi, zyrtar ligjor me kontratë mbi vepër, në kabinetin e Hysenit Diellza Lubishtani, kandidate për asamble nga VV (2021) Albulenë Hajdari, pjesë e kabinetit me kontratë mbi vepër”, theksohet në njoftimin e zyrës për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, në Gjilan.

Themes by WordPress