Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tajvani thotë se Kina është kërcënim për stabilitetin e rajonit

Extra AL PVC

Tajvani tha se po shikon nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajonin, pasi Pekini dërgoi dhjetëra avionë pranë ishullit vetëqeverisës, në kuadër të stërvitjeve ushtarake të Kinës me Shandongun.

Stërvitjet ushtarake të Kinës përkojnë me samitin e NATO-s në Uashington, ku në deklaratën e aleancës u tha se Kina është bërë një mundësuese e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë. NATO tha po ashtu se Pekini vazhdon të paraqesë sfidë sistematike për Evropën dhe sigurinë e saj.

Në informacionet ditore për aktivitetet ushtarake të Kinës, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të enjten se në 24 orët e fundit janë detektuar 66 avionë kinezë përreth ishullit.

Nga këta avionë, 33 kaluan mbi jetën jugore dhe juglindore të Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes, ndërkaq tha se po ashtu ka detektuar 36 avionë që kaluan në perëndim të Paqësorit për të kryer stërvitje me Shandongun.

Duke folur me zyrtarët ushtarakë në Taipej, presidenti tajvanez, Lai Ching-te, tha se ai do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e ishullit.

“Kërcënimi nga komunistët kinezë për stabilitetin e rajonit vazhdon të rritet dhe zona e tyre gri në Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth po rritet dita-ditës”, tha ai.

Tajvani ka thënë se Kina po përdor taktika “të zonës gri” që parandalojnë një luftë dhe për të testuar e për t’u bërë presion forcave tajvaneze.

Tajvani, të cilin Kina e sheh si pjesë të territorit të saj, është ankuar për aktivitetin e ushtrisë kineze në katër vjetët e fundit, teksa Pekini po synon të bëjë presion ndaj Qeverisë demokratike të ishullit, e cila kundërshton pretendimet e Kinës ndaj ishullit.

spot_img

Të fundit

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald...

Krejt çka dihet për sulmin ndaj Donald Trump

Fjalimi i Donald Trump në Pensilvani para amerikanëve nuk...

Doja që Kurti të takohej me Richard Grenell, Evi Kokalari: Njerëzit afër Kurtit s`mu përgjigjen

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane nga kampi republikan, ka folur në “Pressing” të T7, për një përpjekje që të bëjë të mundur një takim në...

Hoxhaj publikon fotografi me të përzgjedhurin e Trump për Nënpresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këtij...

Trump përzgjedh J.D. Vance për të garuar si nënpresident

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan nga Ohajo James David Vance si kandidat për nënpresident...