Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Syla thotë se Kurti është racist politik, liston shumë arsye

Syla thotë se Kurti është racist politik, liston shumë arsye

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla e ka quajtur racist politik Albin Kurtin. Ai thotë se Kurti, përderisa e varfëron qytetarin e vet, e pasuron kishen serbe, shtetin serb dhe hajanat e vet të vegjël.

Syla përmes një shkrimi në Facebook thekson se Kurti duke i dënuar komunat që nuk udhëhiqen nga VV, ka shkaktuar situatën ku vetëm 42% të premtimeve të kryetarëve janë përmbushur.

“Këtë e ka arritur duke i dënuar kryetarët me mos alokim të buxhetit, presion të vazhdueshëm politik dhe injorim të kërkesave të tyre. Përderisa dënon kryetarët e u ndalon punën ai shpërblen Kishen Serbe me tokë. Përderisa ndal buxhetin për qytetarët e Kosovës nëpër komuna ai ka arritur kulminacionin ekonomik duke thyer rekorde të mallrave Serbe në Kosovë. Përderisa mohon ekzistencën e kryetarëve dhe punën e tyre ai ndan fonde për komunat e Lugines e që ato fonde keqpërdoren nga këshilltarët e tij (mbi 2 milionë euro). Përderisa me dashje ndal përparimin në komuna që nuk jane të VV-së ai shpërblen me ato para transaksionet dhe tenderët që lidhen me Serbinë në fushën e energjis”, shkruan Syla.

Tutje ai shkruan se të gjitha rrugët çojnë në faktin se korrupsioni në tender lidhet direkt te Albini dhe suksesi i Serbisë është kryekëput sukses i Albinit.

“Ja këtu na ka pru Albin Kurti, i cili shtyp komunat e shpërblen Serbinë por edhe kasten e tij lojale me tender njëburimor. Përderisa e varfëron qytetarin e vet ai pasuron kishen serbe, shtetin serb dhe hajanat e vet të vegjël. Të gjitha rrugët çojnë në faktin se korrupsioni në tender lidhet direkt te Albini dhe suksesi i Serbisë është kryekëput sukses i Albinit. p.s. dje mora vesh që i kish godit prap mediat”, thotë Syla.