21:14 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmoi me çekiç bashkëshortin e Nancy Pelosit, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Sulmoi me çekiç bashkëshortin e Nancy Pelosit, dënohet me burgim të përjetshëm autori

David De Pape, njeriu që sulmoi me çekiç bashkëshortin e Nancy Pelosit, ish-kryetares demokrate të Dhomës në vitin 2022, u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht nga një gjykatë në Kaliforni.

Ky dënim i ri, i cili i shtohet dënimit prej 30 vitesh të vendosur nga një gjykatë federale në maj, përfundon gjykimin në Golden State, ku ndodhi krimi.

Më 28 tetor dy vjet më parë, De Pape, një marangoz kanadez dhe teoricien konspirativ, hyri në shtëpinë e zotit dhe zonjës Pelosi në San Francisko dhe i theu kafkën e kokës Paul Pelosit, atëherë 82 vjeç, duke bërtitur: “Ku është Nancy?”. Para se të humbiste ndjenjat, 82-vjeçari kishte kohë të lajmëronte policinë.

De Pape pranoi menjëherë se qëllimi i tij ishte t’i “thyente gjunjët” kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve nëse ajo nuk tregonte “gënjeshtrat” e demokratëve.

Autori nuk i kërkoi kurrë falje familjes Pelosi dhe në të vërtetë, në sallën e gjyqit, ai lexoi një deklaratë të gjatë, në të cilën akuzoi qeverinë se kishte organizuar sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe se kundërshtonte “ritualet e vrasjeve magjike dhe të liga” të organizuara nga politikanët.

Për mbrojtësit e De Pape, të cilët premtojnë apelim, këto deklarata tregojnë dobësinë mendore të klientit të tyre.

Sulmi ndaj të moshuarit Pelosi i kishte bërë përshtypje opinionit publik, si simptomë e ndarjes së fortë në Amerikë një javë para zgjedhjeve afatmesme. Fjala e fundit për këtë çështje po shkruhet një javë para zgjedhjeve presidenciale po aq të tensionuara.