Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmoi fizikisht babanë dhe vëllain pas një mosmarrëveshje, arrestohet një burrë në Prishtinë

Sulmoi fizikisht babanë dhe vëllain pas një mosmarrëveshje, arrestohet një burrë në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.

Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 31.07.2024 – 01:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij-viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.