Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Subvencionimi për efiçiencë, mohohen keqpërdorimet me fatura

Extra AL PVC

Viti 2022 përfshiu një krizë të energjisë elektrike.

Andaj, Kosova për të kaluar më lehtë atë dhe të tjera në të ardhmen, vendosi që të investoj në pajisje për efiçiencë, duke subvencionuar qytetarët për blerjen e tyre.

Kështu si shtet ndau 6 milion euro, e 75 millionë i mori edhe nga Bashkimi Europian në 2023-tën.

E koordinatorja e këtij subvencionimi Rrezartë Zjaça-Dedaj, tregon se në cilën fazë të implementimit është ky proces.

“Sa i përket sektorit të ngrohjes dhe pajisjeve elektroshtëpiake procesi ka përfunduar në tërësi, kurse për sistemet solare, për ngrohjen e ujit dhe për prodhim të energjisë elektrike dhe për vet konsum thirrjet janë ende të hapura”, ka thënë ajo.

Tek këto subvencionime përfitues kanë qenë edhe rastet sociale, për të cilat ministria ka lejuar që subvencionimi të bëhet me profatura.

Nga 600 aplikues prej tyre kanë përfituar rreth 500.

Zjaça-Dedaj thotë se vetëm te kjo pjesë kanë pasur pak vështirësi gjatë këtij procesi.

“Në momentin e përfitimit të subvencionit ata kanë blerë pajisjet por që kanë hasur në vështirësi për të dërguar edhe hapin final që e kanë pas si obligim të marrëveshjes faturën, mbi këtë bazë ne kemi formuar një komision ad-hoc të cilët kanë dale dhe kanë konfirmuar në teren blerjen e këtyre pajisjeve”, ka deklaruar ajo.

Zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë tregon se nga këto subvencionime kanë vërejt menjëherë efektet.

“Në bazë të matjeve dhe kalkulimeve që kemi bërë, ka rezultuar që diku rreth 30% kemi pasur kursim apo reduktim të faturave të energjisë elektrike”, ka thënë Zjaça-Dedaj.

Komisionet hetimore, do të vazhdojnë të kontrollojnë qytetarët për këto pajisje të paktën edhe për një vit, nga mbi 10 mijë përfitues sa është numri i tyre. /RTV Dukagjini

spot_img

Të fundit

Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u...

Situata aktuale në vend, Bislimi takohet me emisarin e Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog...

Bahtiri: Ura mbi Ibër nuk rrezikon askënd, marrëveshja është e kryer

Agim Bahtiri, ish-kryetar për dy mandate i Mitrovicës së Jugut, ka folur për urën mbi Ibër në Mitrovicë, si një prej çështjeve që ka...

“Mbështetja dhe reagimet më dhanë zemër”, Ilir Mirena flet për sulmet e pushtetit

Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u sulmua nga RTK-ja, foli në Pressing për sulmin që i është bërë medias së tij...

“Më kërkuat lekë, e më telefonuat më numër privat- vetëm pse jam nga Kosova” – Mediumi JOQ Albania tenton ta shantazhoj biznesin nga Prishtina

Ditëve të fundit ka bërë bërë bujë të madhe çështja e uljes së numrit të vizitorëve nga Kosova për në plazhet shqiptare, shkruan Arbëria...