Të fundit:

Haziri për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mirësevini në Komunën e Skandaleve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon me kritika ndaj...

“Të kemi rrëzu prej provimit”, “Je sharlatan”, shpërthen zënka mes Ramabajës e Zekës

Dy analistët e rregullt televiziv kanë pasur një duel...

Situata në veri mund të përkeqësohet, thotë shefi i EULEX-it

Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës po përmendet...
ISP BroadcastISP Broadcast

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, në pritje të vlerësimit të organeve të sigurisë

Extra AL PVC

Mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit, tashmë ka mbetur në vlerësimin e institucioneve të sigurisë nëse mund të sigurohet procesi zgjedhor në katër komunat veriore.

Mirëpo, sipas monitoruesve të zgjedhjeve, tensionet e krijuara në vazhdimësi, sulmet me shok-bomba dhe së fundmi edhe plagosja e një zyrtari policor, janë arsye se mbajtja e zgjedhjeve në veri në këto rrethana është e pamundur. Megjithatë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve dhe procesi po vazhdon sipas planit operacional. Por shtojnë se për çfarëdo shtyrje të zgjedhjeve në veri iu mbetet institucioneve të tjera të bëjnë vlerësimet.

Në anën tjetër nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë treguar nëse do të rekomandojnë shtyrjen e zgjedhjeve në veri për shkaqe të sigurisë. Të heshtur kanë qenë edhe nga ana e Zyra e Presidencës, të cilët nuk treguan nëse kanë pranuar vlerësimet e institucioneve të sigurisë për zgjedhjet në veri.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se është e vështirë të mendohet të organizohet një proces zgjedhor, ku ka më shumë policë sesa votues.

Cakolli: Mbajtja e zgjedhjeve në veri në këto rrethana është e pamundur

“Qasja e KQZ-së në këtë drejtim është joserioze për shkak se është absolutisht e lehtë nga zyrat e KQZ-së në Prishtinë të merren vendime të cilat prekin stafin zgjedhor që do të punojë në zona të largëta në pjesën e veriut, të cilëve nuk po iu garantohet siguri as për të hyrë në objekte e lëre më për të administruar njëmend një proces zgjedhor. Unë e kuptoj se mandati i KQZ-së është vetëm për organizim dhe administrim të zgjedhjeve, mirëpo nuk do të ishte hera e parë dhe është praktik që KQZ-ja të kërkojë nga institucionet siguri. Dështimi i institucioneve për të ofruar siguri do të duhej të ishte bazë e mjaftueshme për KQZ-në që të iniciojë të paktën procedurat, ndonëse nuk janë të kodifikuara që t’i bëhet me dije presidentes së vendit që mbajtja e këtyre zgjedhjeve në këto rrethana dhe tensione nuk është lehtë i arritshëm, për mos të thënë i pamundur. Pasi është vështirë të mendohet të organizohet një proces zgjedhor ku ka më shumë policë sesa votues. Në anën tjetër, kur angazhohen komisionarë dhe zyrtarë të tjerë zgjedhor për të administruar një proces në të cilin nuk marrin pjesë as 1 për qind e votuesve”, thotë ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, thotë se shtyrja e zgjedhjeve nuk i takon KQZ-së, por institucioneve të tjera.

Rama: Iu takon organeve të sigurisë të vlerësojnë për rreziqet dhe shtyrjen e zgjedhjeve

“Shtyrja e zgjedhjeve nuk i takon KQZ-së. Kur janë shtyrë në mars të 2020 për shkak të pandemisë janë bërë me rekomandim të një institucioni përkatës siç ka qenë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, KQZ-ja e ka shqyrtuar ndërsa presidenti e ka marrë vendimin pa e marr miratimin e KQZ-së edhe pse KQZ-ja ka qenë dakord. Kësaj here ne nuk mund të mendojmë për shtyrjen e zgjedhjeve ose jo. Ju takon organeve të tjera… Ne pranojmë rekomandime prej institucioneve përkatëse, në këtë rast iu takon organeve të sigurisë nëse ata vlerësojnë që është rrezik, ju takon atyre me shty. Mirëpo ne ende nuk kemi pranuar asnjë rekomandim nga institucionet përkatëse”, deklaron ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë deklaroi se pas konsultimeve me institucionet e sigurisë, do të sqarohet situata sa i takon zgjedhje në veri të Kosovës.

Osmani tha se nëse vjen kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve, ajo do të konsultohet edhe me parti politike, pasi sipas praktikave ndërkombëtare, vendimi për shtyrje të zgjedhjeve kërkon konsensus. Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, presidentja pritet të takojë liderët gjatë ditës së sotme (e shtunë) në lidhje me këtë çështje.

Kërkesën për shtyrje të zgjedhjeve në veri e kanë bërë edhe ambasadorët e QUNIT-it në Kosovë.

Pas dorëheqjeve nga katër kryetarët e komunave veriore si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, presidentja Vjosa Osmani ka caktuar datën 18 dhjetor për zgjedhje për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Ndërsa më 25 dhjetor zgjedhjet për kuvendet komunale në këto komuna. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Haziri për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mirësevini në Komunën e Skandaleve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon me kritika ndaj...

“Të kemi rrëzu prej provimit”, “Je sharlatan”, shpërthen zënka mes Ramabajës e Zekës

Dy analistët e rregullt televiziv kanë pasur një duel...

Situata në veri mund të përkeqësohet, thotë shefi i EULEX-it

Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës po përmendet...

Hoxha deputetëve të PDK-së: Pse merreni me Kurtin kur s’keni kapacitet në vendimet e tij

Analisti politik, Ylli Hoxha, iu drejtua deputetëve të Partisë...

Haziri për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mirësevini në Komunën e Skandaleve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon me kritika ndaj qeverisjes komunale në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai thotë se për tri vjet qeverisje nga ana...

“Të kemi rrëzu prej provimit”, “Je sharlatan”, shpërthen zënka mes Ramabajës e Zekës

Dy analistët e rregullt televiziv kanë pasur një duel sot paradite. Zënka e tyre ka pasur të bëjë me përgatitjen akademike. Ndonëse zënkë simpatike, kjo...

Situata në veri mund të përkeqësohet, thotë shefi i EULEX-it

Çështja e sigurisë në veriun e Kosovës po përmendet gjithmonë e më shpesh pas sulmit të armatosur në Banjskë, dhe mes paralajmërimeve të autoriteteve...