Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Shteti braktis e lë pa rojë prej Kalasë së Prizrenit deri tek “Ulpiana”

ISP Broadcast

Janë së paku 70 marrëveshje për shërbime të veçanta, të cilat kanë skaduar e për zëvendësimin e punonjësve nuk ka zgjidhje. Si pasojë, Kalaja e Prizrenit, parku arkeologjik “Ulpiana” s’kanë as staf e as rojë. Rojat e Muzeut Kombëtar të Kosovës e vazhdojnë punën vullnetarisht, siç bën edhe njëri punonjës në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”. Në rrëmujën e mosvazhdimit të kontratave të përkohshme janë edhe shumë institucione të tjera, si Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e disa punonjës të qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore

Shteti i Kosovës ka investuar më shumë se një milion euro për ta bërë një pjesë të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës Park Arkeologjik. Por, janë bërë më shumë se dy muaj prejse dora e shtetit nuk vërehet fare në këtë park, krejt afër Prishtinës. Mirëmbajtja nuk ekziston të paktën prej fundit të shtatorit. Nuk ka madje as rojë gjatë ditës e as gjatë natës. Arsyeja: mosvazhdimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta për 6 të angazhuarit si staf në “Ulpianë”.

I njëjti rrëfim është edhe për Kalanë e Prizrenit ku janë investuar mbi një milion euro të buxhetit të Kosovës dhe nga donacionet ndërkombëtare, përfshirë 700 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorit, ndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kalaja bashkë me muzeun brenda saj janë të mbyllura, pos në rastet kur paralajmërohen vizita nga delegacionet

Muzetë pa staf, rojë me vullnetarë

Rojtarët e Muzeut Kombëtar të Kosovës – ku ruhen artefaktet më të rëndësishme të vendit – janë duke dalë në punë vullnetarisht për të ruajtur institucionin dhe me shpresë që do t’u vazhdohen kontratat. Ashtu bën edhe stafi i muzeut “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”. Pa paga për më shumë se dy muaj është edhe stafi i rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova në “Velani”. Një pjesë e shtëpisë së Rugovës ishte marrë nën mbrojtje nga shteti më 2016 duke pretenduar për ta hapur për vizitorë.

Në rrëmujën e mosvazhdimit të kontratave të përkohshme janë edhe shumë institucione të tjera, si Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e disa punonjës të qendrave rajonale të trashëgimisë kulturore.

Arkeologu Shafi Gashi ka udhëhequr punimet në Kalanë e Prizrenit për disa vjet. Po ashtu ka udhëhequr punimet që brenda Kalasë të paraqiten artefaktet më të rëndësishme që janë gjetur aty e në regjion. Për të është e pashpjegueshme se si një pasuri e tillë e trashëgimisë kulturore ka mbetur madje edhe pa rojë./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...