Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Shqiptari tregon si e futi dhe e valëviti flamurin në stadium mes serbëve

ISP Broadcast

Bileta që kishte prerë shqiptari, Antan Metaj, i cili jeton prej 11 vitesh në Katar, për ndeshjen Zvicër -Serbi nuk e kishte të përcaktuar vendin ku do të ulej dhe ai e gjeti veten mes serbëve.

Unë doja në krahun ku ishin zviceranët, por përfundova ku ishin serbët. Kur hyra brenda dëgjova vetëm “Kosova, Kosova je Serbi”.– tha Antan Metaj- tifoz shqiptar.

Pjesmërrja e Xhakës dhe Shaqirit në skuadrën e Zvicrës, për tifozët serbë dhe shqiptarë ishte më tepër se një ndeshje futbolli. Forcat e sigurisë në Katar kishin marr masa për të shmangur incidentet mes tifozëve, ku u ndaluan veshjet me simbole kuq e zi, por që Antani i shpëtoi kontrollit para hyrjes në stadium dhe mori me vete flamurin.

“Nuk lejuan simbole të Shqipërisë, as me bluze të shqiponjës apo të shkruara Albania I kthyen pas të ndërroheshin. Kurse unë kur shkova e dija që do më ndalonin e fillova I hutova me biletën online dhe ju humbi mendja të më kontrollonin se flamurin e kisha vendosur rreth trupit dhe sipër kisha këmishën e nuk ma gjetën”. tha Antan Meta, tifoz shqiptar

Kur Shaqiri shënoi gol, Antan metaj arriti që në stadium të valëviste flamurin shqiptar.

“Kur ngrita flamurin filluan serbët të më shanin. Erdhën menjëherë forcat e sigurisë, policët e donin të ma merrnin. Më thanë është në rrezik siguria jote. Iu thashë më dëgjuat mua të shaj apo të them dicka? Shihni cpo bëjnë ata. Unë siu përgjigjem me sharje. Mua mund të më nxirrni jashtë iu thashë por flamurin se prek dot kush. E hodha sipër krahëve dhe ata sërish vijuan me drama tifozët e serbisë e po I qaheshin gjatë gjithë kohës sigurimit ‘është provokim, provokim’. Ata po thërrasin kosova është serbi, unë kam veshur flamurin. Cili është provokim?”– tha Antan Metaj

E papranueshme për shqiptarët ishte që mes flamujve të shteteve të ndryshme, ai i Shqipërisë të ishte i ndaluar në ndeshje, ndaj ata kërkuan të linin gjurmë… efekt

“Synimi im ishte të hyja në fushë me flamurin, por më bllokuan. Frikë s’kisha asnjë sekondë!”– tha Antan Metaj, tifoz shqiptar

Fitorja e Zvicrës i dhuroi edhe më tej entuziazëm tifozëve shqiptarë të mbështetur nga zviceranët, dhe mërzi e acarim tifozëve serbë. /Top Channel

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...