Delegacioni i BQK-së zhvillon takime me Bankën e Rezervës Federale të New York-ut

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore...

Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shërbyesit civilë s’duan të bëhen inspektorë të punës – këtë vit numri i tyre zbret në 33

Extra AL PVC

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Ku janë inspektorët e ‘premtuar’ të punës”.

Aty u adresuan sfidat dhe vështirësitë në rekrutimin e inspektorëve nga ana e institucioneve bartëse të këtij procesi, teksa u prezantuan edhe gjetjet në lidhje me sidat e identifikuar përgjatë këtij procesi të rekrutimit.

Si premtim elektoral i kësaj Qeverie, ishte rritja e numrit të inspektorëve. Për më tepër, jo vetëm që nunëri i tyre nuk është rritur, por nga 39 sa kishte në vitin 2022, në vitin 2023 numri i tyre ka rënë në 33 inspektorë të punës.

Albesa Humolli nga KDI, tha se si gjetje kryesore në fazën e rekrutimit të inspektorëve është dështimi i konkurseve të brendshme për inspektorë të punës për shkak të mosinteresimit të shërbyesve civil aktual për të aplikuar për këtë pozitë.

“Nëse rekrutimi i brendshëm rezulton si i pasuksesshëm ose janë konsumuar lëvizjet paralele të nëpunësve, atëherë institucioni mund t’i paraqesë kërkesë DMZP-së për fillimin e procedurave të jashtme të rekrutimit. Një kërkesë të tillë për fillimin e procedurave të jashtme të rekrutimit e ka paraqitur edhe Inspektorati i Punës më 23 shkurt 2023, me të cilën ka kërkuar nga DMZP që të fillojë procedurat për rekrutim dhe të shpall konkurs për pranim të 100 inspektorëve të rinj të punës”.

“Kërkesën e tillë Inspektorati i Punës e ka arsyetuar me faktin se ky institucion veçse ka shpallur 7 konkurse për rekrutim të inspektoreve të punës për gjithsej 28 pozita. Kësisoj kërkesa për fillim të procedurave të jashtme të rekrutimit arsyetohet me pamundësinë për të rekrutuar inspektorë përmes konkurseve të brendshme si dhe me mungesën e inspektoreve aktual për përmbushjen e mandatit të këtij institucioni. Nga 28 pozita në IP, kanë arritur të rekrutohen vetëm 8 inspektorë të punës, për shkak të interesimit të ulët”, tha ajo.

Bislim Bislimi, drejtor i Departamentit për Menaxhimin e zyrtarëve publik, tha se me ligjin e ri rekrutimi në administratën shtetërore rregullohet sipas modelit të centralizuar.

“Rekrutimi i zyrtarëve publik në administratën shtetërore në Kosovë aktualisht është i rregulluar me Ligjin për Zyrtarët Publik të vitit 2020. Ky ligj rregullon pranimin, klasifikimin e pozitave, ndryshimin, përfundimin e marrëdhënies së punës. Për dallim nga ligji i vjetër për shërbimin civil që rregullonte rekrutimin në administratën shtetërore sipas formës së decentralizuar, me ligjin aktual për zyrtarët publik, rekrutimi në administratën shtetërore rregullohet sipas modelit të centralizuar”, tha ai.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, tha se interesimi i inspektorëve të rinj ka qenë sfidë. Ai shtoi se nga konkursi i fundit, kanë arritur t’i punësojnë vetëm 8, pasi sipas tij, interesimi për t’u punësuar ishte i vogël.

“Kam konstatuar se me atë numër të inspektorëve, zbatimi i ligjeve që IP i mbikëqyr ka qenë i mangët, dhe në muajin korrik kemi shpallur 27 pozita brenda shërbimit civil, dhe brenda këtij konkursi kemi arritur t’i punësojmë vetëm 8 inspektorë për shkak të mungesës së interesimit”, tha ai.

“I gjithë rajoni i Mitrovicës mbulohet me vetëm dy inspektorë, përfshirë Vushtrrinë, Skenderajn, pra vetëm dy inspektorë janë aty”, tha tutje Nikçi.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pati kritika për mungesë të inspektimeve në terren.

“Në rend të parë shumë e vërtetë që Inspektorati të jetë më i pasur, pasi në gjendjen  Është një gjendje e rëndë, në vitin 2013 kemi pasur 64 inspektorë e sot i kemi 33”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime me Bankën e Rezervës Federale të New York-ut

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore...

Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra...

Policia konfiskon disa armë në veri

Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36...

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime me Bankën e Rezervës Federale të New York-ut

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për...

Hysen Sogojeva zgjedhet kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Të enjten, më 18.4.2024 në Hotel “Sirius” është mbajtur Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës. Kuvendi është hapur nga...

Kërcënoi tri gra të familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht.     Me vendim të prokurorit, ai është dërguar...